Lindja e Mesme, Zekthi: Ky është një konflikt për të ndryshuar rendin botëror
Analisti Fitim Zekthi tha në emisionin “Opinion” se luftërat aktuale në Iran apo në Ukrainë janë luftëra për të ndryshuar rendin botëror. Sipas analistit, aktualisht jemi në “kapërcyell” dhe mund të kemi një luftë më të madhe në të ardhmen. “Është e qartë që SHBA do të rrijë më gjatë dhe rrezikon të fusë trupa […]
Analisti Fitim Zekthi tha në emisionin “Opinion” se luftërat aktuale në Iran apo në Ukrainë janë luftëra për të ndryshuar rendin botëror.
Sipas analistit, aktualisht jemi në “kapërcyell” dhe mund të kemi një luftë më të madhe në të ardhmen.
“Është e qartë që SHBA do të rrijë më gjatë dhe rrezikon të fusë trupa tokësore në një moment të dytë. Ky është një konflikt për të ndryshuar rendin botëror. Ka dy lloje konfliktesh, që bëhen brenda rendit botëror dhe për të ndryshuar rendin botëror.
Ndërhyrja në Ukrainë është për të ndryshuar rendin botëror. Një fuqi e madhe si Rusia po kërkon të marrë territore nga një vend tjetër. Rendi botëror ose ka ndryshuar, ose është duke ndryshuar. Jemi në kapërcyell.
Mund të kemi një luftë më të madhe. Rrezikojmë të kemi luftë më të madhe. Nuk ndryshohet rendi botëror me gjëra sporadike si në Ukrainë apo Iran, duhet të ndodhë një gjë më e madhe. Le të shpresojmë që do të ndodhë një riekuilibrim paqësor. Është pak e vështirë.
Nëse SHBA do të futet me trupa tokësore në Iran, do të kemi situatë të komplikuar. Është një opsion që ka përqindje të mundësisë reale. Është një opsion praktik”, tha Zekthi.

