SPORTI

“Liria Ka Emër” kërkon mbështetjen e “Dardanëve” në protestën për ish-krerët e UÇK-së

Kosova.Today ·

Protestuesit e platformës “Liria Ka Emër” po kërkojnë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, që t’i bashkohen protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së)....

Protestuesit e platformës “Liria Ka Emër” po kërkojnë nga lojtarët e Kombëtares së Kosovës, të njohur si “Dardanët”, që t’i bashkohen protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Kreshnik Sopi, nga këshilli i protestave, ka konfirmuar se disa prej anëtarëve të platformës “Liria Ka Emër” do të shkojnë në hotelin ku po qëndrojnë “Dardanët”, me kërkesën që futbollistët e Kombëtares t’i bashkohen protestës së sotme në Prishtinë.

Sopi ka bërë të ditur se këtë kërkesë ia kanë përcjellë Kombëtares edhe përmes emailit, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

Ai ka shtuar se do të kërkojnë që, së paku, kapiteni i Kombëtares së Kosovës të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ronaldo në 986 gola, por Al-Nassr humbet 3:1 në Saudi Arabi

21.11.2026

Boksieri irlandez Lee Reeves vdes 31-vjeç pas nokautit fatal

17.11.2026

Brajan Gruda shënoi golin e pestë, Gjermania triumfon 5:0 ndaj Holandës

17.11.2026

Rigon Demaku: Debutimi profesionist në boksin nga Kosova

21.11.2026