Lirohen dy shtetasit zviceranë, u arrestuan në Beograd pasi kishin bërë shqiponjën me duar
Dy shtetasit e Zvicrës, të cilët ishin arrestuar në Beograd, janë dëbuar pasi një gjykatë në Serbi ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”. Autoritetet serbe e kanë cilësuar gjestin si provokim nacionalist teksa dëbimi […] The post Lirohen dy shtetasit zviceranë, u arrestuan në Beograd pasi kishin bërë shqiponjën me duar appeared first on Albinfo.
Dy shtetasit e Zvicrës, të cilët ishin arrestuar në Beograd, janë dëbuar pasi një gjykatë në Serbi ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.
Autoritetet serbe e kanë cilësuar gjestin si provokim nacionalist teksa dëbimi i B.C, dhe G.V. u bë pas marrëveshjes që ata arritën me prokurorinë serbe.
“B.C. ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare dhe jotolerancës duke asistuar, teksa ka fotografuar G.V., i cili bëri me duar shqiponjën dykrenore”, u tha në njoftimin e autoriteteve serbe, transmeton albinfo.ch.
G.V., ishte dënuar me një vit burgim, ndërkaq B.C. me gjashtë muaj burgim. Por, pas marrëveshjes me prokurorinë, dënimet e tyre janë anuluar. Sipas vendimit, të dy shtetasit e Zvicrës nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në Serbi për dhjetë vjet.
The post Lirohen dy shtetasit zviceranë, u arrestuan në Beograd pasi kishin bërë shqiponjën me duar appeared first on Albinfo.