Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, Koci: Është i pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet

Liridon Rexhepi është arrestuar kohë më parë nga Shërbimi sekret turk. Rexhepi akuzohej se  ishte punonjës i shërbimit sekret të Izraelit. Por avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Rexhepi është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit. “ Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi

Lirohet nga paraburgimi Liridon Rexhepi, Koci: Është i pafajshëm dhe se kjo do të dëshmohet
lirohet-nga-paraburgimi-liridon-rexhepi,-koci:-eshte-i-pafajshem-dhe-se-kjo-do-te-deshmohet

lirohet-nga-paraburgimi-liridon-rexhepi,-koci:-eshte-i-pafajshem-dhe-se-kjo-do-te-deshmohet

Liridon Rexhepi është arrestuar kohë më parë nga Shërbimi sekret turk. Rexhepi akuzohej se  ishte punonjës i shërbimit sekret të Izraelit.

Por avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se Rexhepi është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.

“ Siç e kam thënë në fillim, Liridon Rexhepi është i pafajshëm dhe këtë do ta dëshmojmë në proces. Ai u arrestua në Stamboll nën dyshimin për bashkëpunim me Mossad – shërbimi sekret i Izraelit. Sipas pretendimeve, ai dyshohej për rol financiar në një strukturë të supozuar të lidhur me këtë shërbim, madje në disa raportime u përmend edhe si person me pozitë të lartë në atë hierarki të pretenduar. Tani, ai është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit. Në raste të akuzave për spiunazh, që janë ndër më të rëndat për sigurinë shtetërore, vendimi për heqjen e paraburgimit jep indikacion serioz se i akuzuari do të lirohet”, ka thënë Koci.

Ndërsa ka shërehur respekt për punën e avokatit Emrah Kaya më të cilin Koci thotë se ka bashkëpunuar.