KOSOVA

Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e 10-të

Kosova.Today ·

Partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, Lista Serbe ka njoftuar për ankesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mandatin e fituar nga Nenad Rasic. Në ankesë thuhet se Rasic i partisë ZSPO, “ka fituar vota në mjedise ku nuk jetojnë...

Partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, Lista Serbe ka njoftuar për ankesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me mandatin e fituar nga Nenad Rasic.

Në ankesë thuhet se Rasic i partisë ZSPO, “ka fituar vota në mjedise ku nuk jetojnë serbë dhe, në këtë mënyrë, është mohuar një ulëse e garantuar për komunitetin serb”.

“Nëse do të pranohej që përfaqësuesit politikë të një komuniteti mund të zgjidhen në mënyrë vendimtare nga anëtarët e komuniteteve të tjera, atëherë vetë qëllimi i vendeve të rezervuara parlamentare do të vihej në pikëpyetje, jo vetëm për komunitetin serb, por edhe për të gjitha komunitetet e tjera joshumicë, të cilave Kushtetuta u garanton përfaqësim të veçantë politik”, thuhet në ankesë.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme i kanë refuzuar tashmë ankesat e Listës Serbe, e cila në zgjedhje fitoi nëntë mandate.

The post Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e 10-të appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërtheu në lot kur shkoi në Prekaz, turkja me emocione flet për Adem Jasharin (VIDEO)

15.11.2026

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026