Lojërat Olimpike/ Franca masa ekstreme sigurie për të mbajtur larg “kërcënimet e mundshme terroriste”
Autoritetet franceze po përdorin kompetencat diskrecionale sipas një ligji anti-terror për të mbajtur qindra njerëz që ata konsiderojnë se janë kërcënime të mundshme të sigurisë larg Lojërave Olimpike. Bëhet e ditur se shumë nga ata që preken nga masat janë pakica kryesisht me prejardhje nga ish-kolonitë franceze. Atyre u ndalohet të largohen nga lagjet e [...]Read More...
Autoritetet franceze po përdorin kompetencat diskrecionale sipas një ligji anti-terror për të mbajtur qindra njerëz që ata konsiderojnë se janë kërcënime të mundshme të sigurisë larg Lojërave Olimpike.
Bëhet e ditur se shumë nga ata që preken nga masat janë pakica kryesisht me prejardhje nga ish-kolonitë franceze. Atyre u ndalohet të largohen nga lagjet e tyre dhe u kërkohet të raportojnë çdo ditë në polici. Disa nga ata që tani janë të kufizuar në lëvizjet e tyre, me urdhra që nuk kërkojnë miratim paraprak nga gjyqtarët, përfshijnë një burrë që kishte probleme me shëndetin mendor në të kaluarën, por tani po merr trajtim.
Në mesin e të prekurve është edhe një student që beson se është vënë në shënjestër për shkak të besimit islam dhe për shkak të prejardhjes së tij nga Maroku.
Gjithashtu, i kufizuar është edhe 21-vjeçari Amine të cilit i është ndaluar të largohet nga vendi ku jeton dhe është i detyruar të raportojë në një stacion policor çdo ditë në orën 18:30.
Amine beson se shërbimet franceze të inteligjencës e kanë ngatërruar atë me dikë tjetër që ka postuar imazhe të prerjes së kokës dhe kërcënime ndaj personave LGBTQ+ në një aplikacion për ndarjen e videove, pasi ai nuk është i akuzuar për asnjë krim dhe nuk ka vepra të kryera penale.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se kufizimet synojnë të parandalojnë njerëzit “shumë të rrezikshëm” që të sulmojnë lojërat.
Siç raportohet, masat janë aplikuar për më shumë se 500 njerëz këtë vit si pjesë e përgatitjeve për sigurinë e Francës gjatë Lojërave Olimpike.
Ndërkohë, sipas disa avokatëve, kufizimet e Lojërave Olimpike duken të paprecedenta. Duke u bazuar në ligjin e Francës kundër terrorizmit, masat në fjalë njihen si “masa individuale të kontrollit dhe mbikëqyrjes administrative”.Përpjekjet parandaluese kundër terrorizmit përfshijnë edhe përdorimin liberal të kompetencave policore për të kufizuar lëvizjet e njerëzve që ministria i konsideron si kërcënime të mundshme. Masat mund të kundërshtohen vetëm më pas në gjykatë, gjë që disa nga të prekurit po e bëjnë tani.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk