SPORTI

Lorent Tolaj refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, pret ftesën nga Zvicra

Kosova.Today ·

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, ka refuzuar afrimet nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa e ardhmja e tij në nivel ndërkombëtar mbetet e lidhur me Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Tolaj, i cili është formuar në sistemin e futbollit...

Sulmuesi shqiptar i Bristol Cityt, Lorent Tolaj, ka refuzuar afrimet nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa e ardhmja e tij në nivel ndërkombëtar mbetet e lidhur me Zvicrën, transmeton albinfo.ch.

Tolaj, i cili është formuar në sistemin e futbollit të të rinjve në Zvicër, raportohet se është duke pritur një mundësi për t’u ftuar nga përfaqësuesja helvetike.

22-vjeçari është pjesë e Bristol Cityt në Angli dhe ka kaluar nëpër disa nivele të futbollit zviceran gjatë zhvillimit të tij si futbollist.

Pavarësisht afrimeve nga Kosova dhe Shqipëria, Tolaj duket se e ka prioritet përfaqësimin e Zvicrës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar nga futbollisti dhe mbetet të shihet nëse ai do ta veshë fanellën e përfaqësueses zvicerane në të ardhmen./Albinfo.ch

The post Lorent Tolaj refuzon Kosovën dhe Shqipërinë, pret ftesën nga Zvicra appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Barcelona dhe Interi në negociata për Bastoni: Çfarë do të bëjë mbrojtësi italian?

20.11.2026

Vata: "Më pyetën nëse ishte shqiptar dhe më shanë" - Prapaskenat e Kosovës në Dublin

18.11.2026

Conte kritikon Man Utd për Pochettino: "Frikësohen nga suksesi

21.11.2026

Pervis Estupiñán mund të largohet nga Milan dhe të bashkohet me Fiorentina në janar

19.11.2026