SHQIPERIA

Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026

Kosova.Today ·

Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi. Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin...

Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi.

Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin kërkimor “Harmonia e Kozmosit: Arkitektura Hapësinore dhe Mekanika Orbitale e Sistemit tonë Diellor”.

Përmes një postimi, nxënësi ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke falënderuar mbikëqyrësen e projektit, Denada Canaj, si dhe akademikët Mimoza Hafizi dhe Elisabeta Peti për mbështetjen dhe orientimin shkencor. Mirënjohje ka shprehur edhe për mësuesen e matematikës, Flutura Hoxholli.

Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik është shpallur më herët fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të SHBA-së.

Medalja e 12-të konfirmon një tjetër arritje në rrugëtimin e tij në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor.

The post Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026 appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

15.11.2026

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

14.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026