Luftimet në Liban, plagoset djali i ministrit izraelit Bezalel Smotrich

Djali i ministrit izraelit, Bezalel Smotrich është plagosur gjatë aktivitetit ushtarak izraelit përgjatë kufirit Izrael-Liban, sipas zëdhënësit të ministrit. Nga raportimet mësohet se djali i Smotrich nuk ka marrë plagë të rënda. Smotrich, i cili është ministër i financave të Izraelit dhe anëtar i kabinetit të sigurisë, është një nga anëtarët më radikalë të qeverisë […] The post Luftimet në Liban, plagoset djali i ministrit izraelit Bezalel Smotrich appeared first on InfoShqip.com.

Luftimet në Liban, plagoset djali i ministrit izraelit Bezalel Smotrich

Djali i ministrit izraelit, Bezalel Smotrich është plagosur gjatë aktivitetit ushtarak izraelit përgjatë kufirit Izrael-Liban, sipas zëdhënësit të ministrit. Nga raportimet mësohet se djali i Smotrich nuk ka marrë plagë të rënda.

Smotrich, i cili është ministër i financave të Izraelit dhe anëtar i kabinetit të sigurisë, është një nga anëtarët më radikalë të qeverisë izraelite.

Të enjten, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit, IDF intensifikuan sulmet e tyre kundër Hezbollahut në Liban ndërsa Smotrich dha një deklaratë në të cilën paralajmëroi se Bejruti jugor do të shndërrohej në rrënoja.

“Ju donit të na sillnit ferrin dhe e sollët edhe vetë ferrin. Dahieh do të duket si Khan Younis”, tha Smotrich.

Dahieh është periferia jugore e Bejrutit që Izraeli e konsideron një fortesë të Hezbollahut. Khan Younis është një qytet në Gazën jugore që është rrafshuar kryesisht nga bombardimet izraelite gjatë luftës në Gaza.

The post Luftimet në Liban, plagoset djali i ministrit izraelit Bezalel Smotrich appeared first on InfoShqip.com.