SHOWBIZ

“Live me Luizin” së shpejti në Top Channel, publikohet promoja e emisionit të ri

Kosova.Today ·

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv. Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me...

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv.

Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…”.

Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet programi, Luizi kishte treguar më herët: “Do të jetë një ‘Prime Night’. Do të transmetohet një herë në javë dhe njerëzit do ta shohin e do të flasin për të çdo ditë”.

Pas publikimit të spotit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Ndjekësit dhe personazhe të njohur kanë shprehur entuziazmin e tyre për rikthimin e Luizit në ekran, ndërsa vëmendje mori edhe komenti mbështetës i bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

Me spotin tashmë të publikuar, pritshmëritë për nisjen e “Live me Luizin” janë rritur ndjeshëm. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

S’përmbahe Adelina Tahiri, fotografohet në këtë gjendje

13.11.2026

“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

13.11.2026

Pretendimet për të, Beharja thyen heshtjen dhe nxjerr foton krah bashkëshortit

14.11.2026

Nuk po bëhet rehat kjo Alba Pollozhani, flet sërish për partnerin, dramën dhe tradhtinë – ndodhi të papritura

14.11.2026