Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka deklaruar se bizneset vendore janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe se ato zënë një vend qendror në programin qeverisës të PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza. Aliu, bashkë me deputetin Elmi Reçica, sot kanë vizituar në Viti kompaninë e

Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës
Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës

Lulzim Aliu: Bizneset janë shtyllë e zhvillimit ekonomik, PDK i ka në qendër të programit qeverisës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Aliu, ka deklaruar se bizneset vendore janë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit dhe se ato zënë një vend qendror në programin qeverisës të PDK-së dhe të kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Aliu, bashkë me deputetin Elmi Reçica, sot kanë vizituar në Viti kompaninë e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Europlast”, në pronësi të z. Nikollë Jakovi, e cila punëson dhjetëra punëtorë.

Gjatë vizitës, Aliu theksoi rëndësinë e mbështetjes së bizneseve prodhuese vendore, duke nënvizuar se PDK është e përkushtuar të krijojë politika që nxisin prodhimin, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.