LVV: Përmbyllet sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bën të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare. Deputeti nga radhët e LVV-së Adnan Rrustemi në një konferencë për media ka thënë se gjatë sesionit pranveror për vitin 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur 23 […]
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) bën të ditur se është mbyllur sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 marrëveshje ndërkombëtare.
Deputeti nga radhët e LVV-së Adnan Rrustemi në një konferencë për media ka thënë se gjatë sesionit pranveror për vitin 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur 23 seanca plenare prej të cilave 10 kanë qenë të rregullta, 6 të jashtëzakonshme, 6 solemne dhe një seancë e veçantë.
“Janë mbajtur 186 mbledhje të komisioneve parlamentare me gjithsej 866 pika të trajtuara”, tha ai.
Tutje tha se në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë në procedurë të shqyrtimit 43 projektligje. Prej këtyre 28 projektligjeve janë miratuar në shqyrtim të parë ndërsa 15 të tjera presin që të shqyrtohen. /Telegrafi/
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk