BOTA

Macron: NATO po vdes, SHBA po i kthen shpinën aleatëve

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se NATO kërcënohet prej “vdekjes së trurit”, dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e SHBA-së për aleatët e saj.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është një vdekje e trurit të Nato-s”, tha shefi I Elizesë në një intervistë për “The Economist”.

“Ju nuk keni koordinim të vendimmarrjes strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të Nato-s. Asnje. Ndërkohë që keni nga ana tjetër një veprim agresiv të pakoordinuar nga një aleat tjetër i Nato-s, Turqi, në një zonë ku preken dhe interesat tona“, është shprehur ai.

I pyetur nëse ende besonte në përcaktimet e “mbrojtjes kolektive” të nenit pesë të traktatit themelues të Natos, sipas të cilës një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë, Macron u përgjigj: “Nuk e di”.

“NATO funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë. Unë do të argumentoja se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj cfarë është aleanca..

Loading...


Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi se NATO kërcënohet prej “vdekjes së trurit”, dhe se vendet evropiane nuk mund të mbështeten më tek mbrojtja e SHBA-së për aleatët e saj.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është një vdekje e trurit të Nato-s”, tha shefi I Elizesë në një intervistë për “The Economist”.

“Ju nuk keni koordinim të vendimmarrjes strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj të Nato-s. Asnje. Ndërkohë që keni nga ana tjetër një veprim agresiv të pakoordinuar nga një aleat tjetër i Nato-s, Turqi, në një zonë ku preken dhe interesat tona“, është shprehur ai.

I pyetur nëse ende besonte në përcaktimet e “mbrojtjes kolektive” të nenit pesë të traktatit themelues të Natos, sipas të cilës një sulm kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë, Macron u përgjigj: “Nuk e di”.

“NATO funksionon vetëm nëse garantuesi i mjetit të fundit funksionon si i tillë. Unë do të argumentoja se ne duhet të rivlerësojmë realitetin e asaj cfarë është aleanca verio-atlantike në raport me angazhimin e Shteteve të Bashkuara”, ka qenë komenti I presidentit francez.

Vënia në pikëpyetje që Macron I bëri efikasitetit të Nato-s dhe sugjerimi I tij se vendet europiane të aleancës 29 anëtarëshe duhet ta rishikojnë situatën e tyre, vjen përpara samitit kyç të liderëve të saj muajin e ardhshëm në Britani, ku do të marrë pjesë edhe Donald Trump. Macron tha se Uashingtoni po jep shenja se “po na kthen kurrizin“ sic e dëshmoi qartë sipas tij me vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga verilindja e Sirisë, pa u konsultuar më parë me aleatët.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Macron: NATO po vdes, SHBA po i kthen shpinën aleatëve Macron: NATO po vdes, SHBA po i kthen shpinën aleatëveRating: 5.0
To Top