SHQIPERIA

Mafiozët e “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita” pastrojnë paratë në Shqipëri

Mafiozët italianë të rreshtuar në organizatat kriminale në Itali prej vitesh kanë zbuluar parajsën e pastrimit të parave në Shqipëri. Të dhënat hetimore tregojnë “lidhjet e ngushta” mes grupeve kriminale shqiptare dhe organizatave mafioze italiane si dhe shënjestrimin e Shqipërisë, si një vend i sigurt investimesh për paratë e përfituara në trafiqe ndërkombëtare.
Duket e pabesueshme, por kjo ka ndodhur dhe ndodh prej vitesh. Madje që në fillimet e viteve 1990, kur Shqipëria ishte një vend që theu muret e diktaturës dhe shumë shqiptarë u nisën me ç’të mundnin në Itali, Greqi e më larg. Por, bashkë me emigrimin pati një rritje të krimit në të dy anët e kufirit, siç ishte Italia dhe Greqia.
Por në këtë shkrim bëhet fjalë vetëm për mafiozë italianë, që pasi vendosën kontaktet e tyre gjetën mundësinë e artë për të investuar në Shqipëri. Në fakt edhe rasti i fundit në Durrës ishte pikërisht ai i një anëtari të mafias italiane që ka investuar para të pista në Shqipëri.
Por pas hetimeve mes..

Loading...

Mafiozët italianë të rreshtuar në organizatat kriminale në Itali prej vitesh kanë zbuluar parajsën e pastrimit të parave në Shqipëri. Të dhënat hetimore tregojnë “lidhjet e ngushta” mes grupeve kriminale shqiptare dhe organizatave mafioze italiane si dhe shënjestrimin e Shqipërisë, si një vend i sigurt investimesh për paratë e përfituara në trafiqe ndërkombëtare.

Duket e pabesueshme, por kjo ka ndodhur dhe ndodh prej vitesh. Madje që në fillimet e viteve 1990, kur Shqipëria ishte një vend që theu muret e diktaturës dhe shumë shqiptarë u nisën me ç’të mundnin në Itali, Greqi e më larg. Por, bashkë me emigrimin pati një rritje të krimit në të dy anët e kufirit, siç ishte Italia dhe Greqia.

Por në këtë shkrim bëhet fjalë vetëm për mafiozë italianë, që pasi vendosën kontaktet e tyre gjetën mundësinë e artë për të investuar në Shqipëri. Në fakt edhe rasti i fundit në Durrës ishte pikërisht ai i një anëtari të mafias italiane që ka investuar para të pista në Shqipëri.

Por pas hetimeve mes dy vendeve u sekuestrua pasuria e tij e luajtshme dhe e paluajtshme në vlerën e 750 mijë eurove. Rastet janë të shumta. Disa janë bërë publike e shumë të tjera jo. Disa prej rasteve për të cilët Policia dhe Prokuroria shqiptare kanë dosje janë përmbledhur në këtë shkrim.

Pak kohë para se të dënohej në Itali për lidhje me organizatën mafioze “Ndrangheta”, Amedeo Matacena, një ish-deputet i partisë së Silvio Berlusconit i hodhi sytë drejt Shqipërisë për të investuar miliona euro në projekte biznesi.

Në korrik të vitit 2014, drejtoria e Hetimeve të Antimafias në Itali, DIA zbuloi në paradhomën e Matacenas projekte mbi një linjë hidrocentralesh të vogla në Gomsiqe të Pukës, për të cilat ish-politikani kontrovers kishte shfaqur interes që prej fillimit të vitit 2012.

Projektet u zbuluan në kuadër të një hetimi që Antimafia po kryente ndaj ish-ministrit Claudio Skajola dhe bashkëshortes së Matacenës, Chiara Rizzo, kjo e fundit e akuzuar edhe se po shtynte përpara projektet e të shoqit, në përpjekje për të fshehur dhe pastruar pasuritë që rrezikonin të sekuestroheshin.

Një prej këtyre investimeve ishte tentativa e parealizuar për të blerë prej koncesionarit shqiptar rreth 79 për qind të aksioneve të një linje hidrocentralesh të vogla që do prodhonin 20 MW energji, në Gomsiqe të Pukës.

“Rizzo dhe Matacena po çonin përpara një projekt për një hidrocentral në Shqipëri”, dëshmoi sekretarja e Matacenas për DIA, sipas hetimit të publikuar në atë kohë nga “Corriere Della Calabria”.

Plani i Matacenës për investime në projekte energjetike nuk është i vetmi rast ku bashkëpunëtorë apo segmente të mafias italiane e projektojnë Shqipërinë si një “lavatriçe” të parave të pista.

Të paktën në 8 raste, autoritetet shqiptare kanë bërë arrestime apo sekuestrime për llogari të kolegëve italianë, duke goditur anëtarë të “Sacra Corona Unita” dhe “Ndranghetas” dhe bllokuar pasuri të tyre, të investuara në Shqipëri.

Gjurmët e këtij fenomeni shtrihen herët në kohë, prej vitit 1998, kur një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit vinte në dukje se prokurorët shqiptarë ishin asokohe të shqetësuar për aktivitetin e bosëve të mafias italiane, të përfshirë në trafiqe në Shqipëri. Një dekadë më pas, Shërbimi Informativ Shtetëror raportonte se mafia italiane “kishte shënjestruar kumarin, bastet dhe kazinotë”.

Interesi i mafias italiane për vendin e vogël përtej detit Adriatik u zgjua një dekadë pas njohjes dhe “firmosjes” me grupet shqiptare që emigruan drejt Italisë në fillim të viteve ’90. Sot shërbimi italian i Antidrogës vlerëson se shqiptarët kontrollojnë një pjesë të majme të tortës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Burimet e organeve ligjzbatuese shqiptare saktësojnë për Gazetën SHQIP se janë kryer 15 hetime të përbashkëta italo-shqiptare nga viti 2000 deri në vitin 2019, të cilat tregojnë sofistikimin e grupeve kriminale shqiptare dhe lidhjen e tyre të ngushtë me segmente të mafias, fillimisht në tokën italiane.

“Grupet kriminale shqiptare dhe “Ndrangheta” gjenden bashkë thuajse në çdo operacion të madh të trafikimit të narkotikëve” thotë raporti i Departamentit Antikrim të Anriamfia Italiane.

Suksesi i grupeve kriminale shqiptare sipas Antidrogës italiane qëndron tek fleksibiliteti dhe aftësia e tyre për t’u infiltruar mes grupeve të tjera ndërkombëtare me peshë në trafikun e narkotikëve. Sipas tyre, shqiptarët janë sot për sot të vetmit që marrin përsipër operacione të ndërlikuara të shkarkimit të drogës nga kontenierët në portet e Europës së Veriut ku grupet mafioze nuk janë kaq të sofistikuara.

Megjithatë, krimi i organizuar shqiptar nuk ka pasur të njëjtin reputacion dy dekada më parë në Itali, kohë që shënon edhe tranzicionin e tyre nga shfrytëzimi i prostitucionit në trafikun e lëndëve narkotike.

Një prej operacioneve me shumë bujë që u zhvillua nga Shqipëria dhe Italia nisi në vitin 2000 dhe ishte koduar me emrin “Harem”, operacion që vijoi për 5 vjet me radhë. Madje, sipas statistikave në vitin e fundit të këtij operacioni, 80 persona të përfshirë në trafik armësh, droge, klandestinësh dhe shfrytëzim prostitucioni përfunduan në pranga.

Antonio Nicaso, ekspert mbi aktivitetin e “Ndragheta” dhe autor i një serie librash mbi mafian që prej fundit të viteve ’80 ka shkruar mes të tjerash se aftësia e grupeve shqiptare për të siguruar armë pas trazirave të vitit 1997 u dha atyre mundësinë që të krijonin lidhje me grupe të mafias në zona të ndryshme të Italisë.

Ndryshe nga Italia ku shqiptarët kanë lidhje të ngushta me “Ndragheta-n”, në Shqipëri grupi mafioz me prezencë më të madhe është “Sacra Corona Unita” (SCU), e njohur ndryshe edhe si mafia puljeze.

Rasti i parë i regjistruar i këtij aktiviteti është arrestimi në korrik të vitit 1998 i Xhuzepe Muolos (Giuseppe Muolo), i njohur si “Pinuçio” dhe i dënuar si anëtar i “Sacra Corona Unitas”, i cili ishte fshehur në Tiranë.

Muolo u ekstradua pak muaj më vonë drejt Italisë, por prania e tij u dha një provë të re dyshimeve të prokurorëve shqiptarë dhe agjentëve të SHISH për shënjestrimin e Shqipërisë nga përfaqësues të mafias italiane.

Pas arrestimit të Muolos, policia shqiptare arrestoi në vitin 2002 tre anëtarë të tjerë të SCU, Donato di Tano, Francesko Sabatelli e Mimi Vinci. Të tre u arrestuan për trafik të narkotikëve, së bashku me disa bashkëpunëtorë shqiptarë në një lokal pranë plazhit në Durrës. Në lokalin e tij u kapën më shumë se 7 kg heroinë, ndërsa ai më vonë u bë i penduar i drejtësisë italiane.

Tetë vjetë më vonë, në shtator të 2010-s Shqipëria arrestoi Albino Prudentinon, sërish shef i Sacra Corona Unitas dhe vuri në sekuestro tre biznese të tij, të lidhura kryesisht me bastet dhe kazinotë. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi më pas konfiskimin e pjesëve të Prudentinos në dy kazino, një kompani të basteve sportive dhe rreth 31 milionë lekë kapital të zhvendosur në Shqipëri, që i përkisnin bosit të “Sacra Corona Unita”. Por rastet janë edhe më shumë. Luciano Nocera- i penduar i “Ndranghetës” përballë një prokuroreje italiane tregoi edhe për lidhje me politikanë shqiptarë, dosje që nuk pati asnjë publikim të mëvonshëm të medias, apo të vetë institucioneve në Shqipëri.

Domenico Papalia ndoqi shembullin e ish-deputetit italian, Amedeo Matacena në projektimin e Shqipërisë si vendin e duhur për investimin e parave të tij. Një pjesë e tyre janë të dënuar përjetë për krime të rënda në Lombardi dhe zona të tjera të Italisë, por ata ende ndiqen prej policisë dhe dyshohet ushtrojnë aktivitet, përfshi trafikun e drogës në një sërë vendesh dhe kanë bazë në Australi e SHBA.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Mafiozët e “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita” pastrojnë paratë në Shqipëri Mafiozët e “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita” pastrojnë paratë në ShqipëriRating: 5.0
To Top