MAQEDONIA

VLEN: Mbështetje masive për Jakup Huseinin, Bërvenica kërkon ndryshimin

Kosova.Today ·

“Bërvenica u mblodh rreth vizionit për një kapitull të ri. Me pjesëmarrje të madhe të banorëve nga të gjitha vendbanimet e komunës, Konventa promovuese e Jakup Huseinit solli në një vend simpatizantë, strukturat e VLEN-it dhe përfaqësuesit...

“Bërvenica u mblodh rreth vizionit për një kapitull të ri. Me pjesëmarrje të madhe të banorëve nga të gjitha vendbanimet e komunës, Konventa promovuese e Jakup Huseinit solli në një vend simpatizantë, strukturat e VLEN-it dhe përfaqësuesit e pushtetit qendror”, thuhet në komunikatën e VLEN.

Ja komunikata e plotë:

Në prani të ministrave, deputetëve dhe funksionarëve të VLEN-it, Jakup Huseini prezantoi planprogramin për katër vitet e ardhshme, të ndërtuar mbi nevojat që ka dëgjuar gjatë takimeve me banorët e të gjitha vendbanimeve të Bërvenicës.

Qeverisje transparente, zhvillim ekonomik dhe përfshirje e diasporës, më shumë mundësi për të rinjtë dhe investime në infrastrukturë e mjedis janë katër shtyllat mbi të cilat Huseini synon ta ndërtojë punën e ardhshme të komunës.

Programi zbret deri te nevojat konkrete të çdo vendbanimi: shkolla, rrugë, ndriçim, ujësjellës, ura, hapësira sportive, mbrojtja nga përmbytjet dhe projekte për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Për Jakup Huseinin, kjo garë bazohet edhe në përvojën e tij gjashtëvjeçare si nëpunës në Komunën e Bërvenicës, ku ka qenë i përfshirë në hartimin dhe realizimin e projekteve për banorët.

Kësaj përvoje i shtohet mbështetja e plotë e VLEN-it dhe e pushtetit qendror. Ministrat, deputetët dhe funksionarët e VLEN-it do të jenë pjesë e këtij angazhimi, me qëllim që Bërvenica të ketë mbështetje institucionale dhe projekte konkrete për zhvillimin e saj.

Masoviteti i Konventës në Çellopek dhe mbështetja nga të gjitha vendbanimet e Bërvenicës e vendosin Jakup Huseinin në qendër të garës për ndryshimin e komunës.

Me numrin 4, VLEN synon fitoren e komunës së 11-të.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

A i mbajti të fshehura në sirtarë lëndët Islam Abazi? Përgjigjet Saveski

13.11.2026

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase

13.11.2026