Mbetën të lënduar tre persona, momenti kur vetura godet të rinjtë në Kodrën e Trimave, pamje
Tre të rinj kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe të shtëna me armë. Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. “Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna


Tre të rinj kanë mbetur të lënduar ditën e sotme në Kodrën e Trimave në Prishtinë, lagje ku gjatë ditës së sotme ka pasur edhe të shtëna me armë.
Lajmi e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.
Ndërsa pak më parë, janë ndarë edhe pamje nga momenti se kur vetura godet një grup të rinjsh.


