Mbi një mijë mjekë dhe profesorë të detyruar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars 2026

Mbi një mijë mjekë dhe profesorë të detyruar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars 2026

Në mesin e subjekteve deklaruese për deklarimin e pasurisë janë edhe mjekët dhe profesorët. 

Sipas Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, këto kategori janë të përfshira në regjistrin e subjekteve deklaruese dhe i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim. Në përgjigjen e APK-së thuhet se numri aktual i mjekëve dhe profesorëve të regjistruar si subjekte deklaruese është 1,360.

“Këto kategori, mjekët dhe profesorët tashmë janë të përfshirë si subjekte deklaruese bazuar në legjislacionin në fuqi. Ata i nënshtrohen të njëjtit afat ligjor për deklarim vjetor, pra periudhës 1-31 mars 2026. Numri aktual i tyre në regjistrin e subjekteve deklaruese është 1360”, thuhet në përgjigje./Front Online