JETA

ATK mbledh mbi 517 milionë euro tatime në pesëmujorin e parë të 2026

Kosova.Today ·

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka vazhduar trendin pozitiv në mbledhjen e të hyrave tatimore gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026. Sipas ATK-së, për periudhën janar–maj janë mbledhur gjithsej 517.4 milionë euro...

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se ka vazhduar trendin pozitiv në mbledhjen e të hyrave tatimore gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas ATK-së, për periudhën janar–maj janë mbledhur gjithsej 517.4 milionë euro tatime, duke kaluar kështu mbi gjysmë miliard euro të hyra për buxhetin e vendit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore kanë shënuar rritje prej 57 milionë euro, që përkthehet në një rritje prej 12.4 për qind.

ATK thekson se kjo rritje është rezultat i aktiviteteve operative në terren, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave për luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda institucionit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

11.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Sulm kibernetik ndaj qendrës shëndetësore në Chur të Zvicrës, vidhen të dhënat e pacientëve dhe punonjësve

12.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026