KOSOVA

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00. Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet...

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e parlamentit, në rend dite janë pesë pika, duke përfshirë miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si dhe do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Më poshtë rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

5. Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

“Të votohet apo të nisë nga zero”: Kryeziu shpjegon fatin e Ligjit për Specialen

13.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026