SPORTI

Mbretërit fitojnë El Clasicon dhe hyn në garë për La Liga

Kosova.Today ·

Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe,...

Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje.

Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi të dy golat për madrilenët, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titullin kampion.

Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një gabimi në largimin e topit nga Gerard Martin. Topi përfundoi te këmbët e Mbappes, i cili nuk gaboi përballë portës, duke i dhënë avantazhin Realit, transmeton albinfo.ch.

Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të. Pedri shërbeu një top në zonë për Raphinhan, i cili me një goditje të saktë me të majtën mposhti Lunin për rezultatin 1-1.

Pas barazimit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të. Camavinga depërtoi bukur në zonë dhe pasoi për Mbappen, i cili, me portën e boshatisur, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kështu, Real Madridi feston një triumf të rëndësishëm në udhëtim, ndërsa Barcelona pëson disfatën e parë në kampionat këtë sezon. Me këtë sukses, madrilenët shkurtojnë diferencën në vetëm tri pikë, duke rihapur edhe më shumë garën për kreun e La Ligës.

The post Mbretërit fitojnë El Clasicon dhe hyn në garë për La Liga appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nico Pazi refuzoi Real Madridin: Pse preferoi Como dhe Argjentinën?

21.11.2026

Vdekja tragjike e Enis Maqedoncit: FFK shpreh ngushëllime për futbollistin 24-vjeçar

17.11.2026

Barcelona dhe Interi në negociata për Bastoni: Çfarë do të bëjë mbrojtësi italian?

20.11.2026

Zhegrova rikthehet në stërvitje me Juventusin: Përgatitet për ndeshjen e vikendit

18.11.2026