KOSOVA

Këta janë mbrojtësit e Jakup Krasniqit në Hagë

Kosova.Today ·

Veç edhe një ditë na ndanë nga vendimi final ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin të mërkurën, në orën 10:00, transmeton Klankosova.tv. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët...

Veç edhe një ditë na ndanë nga vendimi final ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagë do të shpallë aktgjykimin të mërkurën, në orën 10:00, transmeton Klankosova.tv.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, ngarkohen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Për të gjitha pikat e aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, katërshja është deklaruar e pafajshme.

Ndërkaq, ekipet mbrojtëse të tyre, në fjalët përmbyllëse në Hagë, kanë kërkuar shpalljen e pafajësisë.

Klan Kosova ka rikthyer në vëmendje përbërjen e ekipeve mbrojtëse të secilit prej ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbrohet nga Venkateswari Alagendra, e cila është mbrojtëse e tij.

Në ekipin e mbrojtjes së Krasniqit janë edhe Aiden Ellis, Viktor Bejeshu dhe Shiamala Alagendra Khan, në cilësinë e bashkëmbrojtësve.

Mbrojtja e Krasniqit, në deklaratat përmbyllëse para trupit gjykues, ka kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat ndaj tij.

The post Këta janë mbrojtësit e Jakup Krasniqit në Hagë appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Blerim Latifi: Himni i Izraelit u fishkëllye për llogari të një populli që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

14.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026