KOSOVA

Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë, vendimi pritet më vonë

Kosova.Today ·

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit. Sipas raportimit...

Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.

Sipas raportimit të Klan Kosovës nga Haga, vendimi është marrë sot pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, replikave dhe kundër-replikave të Prokurorisë dhe ekipeve mbrojtëse.

Tash çështja mbetet në duart e gjykatësit Gosnell, i cili pritet të marrë vendimin për këtë rast.

Ky proces ka nisur në dhjetor të vitit 2024. Prokuroria pretendon se Thaçi ka tentuar të ndikojë te dëshmitarët në rastin kryesor përmes personave që e kanë vizituar gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme është përmendur edhe dëshmia e Rrustem Mustafës. Ai kishte deklaruar se nuk kishte diskutuar për dëshminë e tij me Fadil Fazliun, djalin e tij Fahriun apo persona të tjerë.

Në sallën e gjyqit sot kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së, ndërsa në pjesën e dytë të seancës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli.

Ndërkohë, më 16 shtator pritet të shpallet aktgjykimi në rastin kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026