JETA

Mbyllja e rrugës “Luan Haradinaj”, devijohen disa linja të transportit publik në Prishtinë

Kosova.Today ·

Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpër...

Disa linja të transportit publik urban në Prishtinë do të devijohen sot nga ora 14:00, për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, linjat 4, 3B dhe 10 do të devijohen përkohësisht nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.

Ndryshimet në qarkullim do të jenë në fuqi nga ora 14:00 deri në njoftimin e radhës.

Komuna ka paralajmëruar se, për shkak të marshit dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban.

Qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për këto ndryshime të përkohshme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026