SHQIPERIA

Rama pas mbylljes së Kapitullit 20: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi!

Kosova.Today ·

Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama publikoi një video-mesazh nga Luksemburgu, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke festuar së bashku me ekipin negociator...

Pas mbylljes së ndërmjetme të Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, kryeministri Edi Rama publikoi një video-mesazh nga Luksemburgu, ku u zhvillua Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke festuar së bashku me ekipin negociator një tjetër hap në procesin e integrimit europian të vendit.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shfaqet pranë ekipit negociator shqiptar, teksa përcjell një mesazh optimist për ecurinë e negociatave me Bashkimin Europian dhe vendosmërinë për të çuar deri në fund procesin e anëtarësimit.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka arritur të mbyllë një tjetër kapitull negociues dhe u shpreh i bindur se vendi do të vazhdojë të përparojë në rrugën drejt familjes europiane.

“Ja ku jemi prapë. Po, ne jemi. Po këtu jemi. Prapë një kapitull u mbyll. Se pa e sjellë flamurin e Shqipërisë këtu dhe pa e vënë në krye, sepse është Albania me A dhe është më i bukuri flamur i Europës, ne nuk i ndahemi kësaj pune. Dhe kush nuk na ndahet ne, thjesht na ndihmon që ta bëjmë më shpejt këtë punë. Kurse ata që nuk duan, duan apo s’duan, prapë do të gëzohen kur ne do të vendosim flamurin e Shqipërisë.”, tha Rama në videon e publikuar nga Luksemburgu.

Shqipëria mbylli dje ndërmjetësisht Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, duke e çuar në katër numrin e kapitujve të mbyllur në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

PD propozon 28 amendamente për buxhetin 2027: Lehtësohet kostoja e jetesës

25.11.2026

Protesta e 28 Nëntorit: Berisha thirr për bashkimin e të gjithë kundër "rrezikut ekzistencial

25.11.2026

SPAK dërgon në gjyq 10 për pastrim parash nga narkotika

26.11.2026

Bylykbashi dorëzon drejtimin në PD Durrës: Ripërtëritja fillon me moral dhe parime

25.11.2026