SHQIPERIA

“Më kanë kërcënuar në zyrë”, Hajdari në Kuvend: Merrni masa mos ketë viktima në Parlament

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot në seancë plenare se është kërcënuar në zyrën e saj në kryesinë e Kuvendit.
Hajdari kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së saj për të marr masa sa i takon sigurisë së ambienteve si në Kuvend ashtu edhe në Kryesi.
“Para pak ditësh ju kam dërguar një shkresë në lidhje me një kërkesë që ju kërkon të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë së Kuvendit. Nuk mund të ndodhë sot që në 2019 deputetët të kërcënohen. Është e papranueshme që një femër të kërcënohet. Më kanë ardhur në zyrë e më kanë kërcënuar. Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Merrni masa para se të kemi ndonjë viktimë në parlament. Asnjë deputet mos të hyjë pa u kontrolluar, asnjë deputet të mos përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë.” tha Hajdari ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci të marrë masa sa më shpejt të jetë e mundur.

Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Më kanë kërcënuar në zyrë”, Hajdari në Kuvend: Merrni masa mos ketë viktima në Parlament “Më kanë kërcënuar në zyrë”, Hajdari në Kuvend: Merrni masa mos ketë viktima në ParlamentRating: 5.0
To Top