SHQIPERIA

Me makina të blinduar, armë dhe fenelina policie sfidonte rrugorët në autostradë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit ka sekuestruar armë zjarri, mjet të blinduar, fenelina policie, ndërsa është goditur edhe një rast i trafikimit të paligjshëm të klandestinëve dhe janë vënë në pranga katër persona, dy prej të cilëve në kërkim.
Ndërsa personi që qarkullonte me mjet të blinduar dhe me fenelina, si dhe mbante me vete armë zjarri pistoletë është një 44-vjeçar nga Fushë Kruja.
Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, gjatë monitorimit në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Nisur nga mangësitë..

Loading...

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT.

Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale.

Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Gjithashtu, nga kontrollet e tjera policore, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar në kushtet e flagrancës edhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim K, 20 vjeç, i cili u ndalua për t’u ndëshkuar me masë administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi i mëtejshëm rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të rendit publik” Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por nga verifikimi rezultoi se ky shtetas ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës me 2 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Me makina të blinduar, armë dhe fenelina policie sfidonte rrugorët në autostradë (VIDEO) Me makina të blinduar, armë dhe fenelina policie sfidonte rrugorët në autostradë (VIDEO)Rating: 5.0
To Top