SHQIPERIA

“Më paguan për këtë…”/ Gabimi që bëri Adjola në ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa

Adjola Lakra, vajza nga Tirana është tashmë në listën e personave që mbartin mbi supe një krim të rëndë, edhe pse në moshë krejt të re. Ajo u arrestua nga Policia si bashkëpunëtore në ekzekutimin mafioz të biznesmenit Hekuran Billa, ngjarje e shënuar në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Për vrasjen e tij deri tani janë prangosur tre persona dhe që të gjithë kanë pasur rolet e tyre në këtë vrasje, ndërsa edhe dy të tjerë janë në kërkim me role dytësore që janë djegia e makinës dhe shoqërimi i autorëve.
Për më shumë se dy javë, Policia kishte ngritur dyshimet se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, por tabulatet telefonike bënë zbulimin e papritur. Pas kqyrjes së kamerave policia nuk arriti të zbulojë më tepër nga sa është deklaruar.
Por, pas verifikimit të telefonatave që kishin mbërritur në telefonin e Hekuran Billës doli edhe emri i Adjola Lakrës, për të cilën oficeri i Policisë Gjyqësore që po merret me këtë krim tha për Gazetën Shqip tregoi edhe disa..

Loading...

Adjola Lakra, vajza nga Tirana është tashmë në listën e personave që mbartin mbi supe një krim të rëndë, edhe pse në moshë krejt të re. Ajo u arrestua nga Policia si bashkëpunëtore në ekzekutimin mafioz të biznesmenit Hekuran Billa, ngjarje e shënuar në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Për vrasjen e tij deri tani janë prangosur tre persona dhe që të gjithë kanë pasur rolet e tyre në këtë vrasje, ndërsa edhe dy të tjerë janë në kërkim me role dytësore që janë djegia e makinës dhe shoqërimi i autorëve.

Për më shumë se dy javë, Policia kishte ngritur dyshimet se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona, por tabulatet telefonike bënë zbulimin e papritur. Pas kqyrjes së kamerave policia nuk arriti të zbulojë më tepër nga sa është deklaruar.

Por, pas verifikimit të telefonatave që kishin mbërritur në telefonin e Hekuran Billës doli edhe emri i Adjola Lakrës, për të cilën oficeri i Policisë Gjyqësore që po merret me këtë krim tha për Gazetën Shqip tregoi edhe disa detaje.

“Adjola e ka marrë në telefon. Më pas i ka dërguar një sms që jam ulur aty ku e lamë” – shkruhet në procesverbalet e Policisë për krimin në fjalë. Pas kësaj, Adjola ka konsumuar kafe me Hekuran Billën, me të cilin kishte njohje thuajse një vit më parë, pak pasi ai kishte dalë nga burgu.

Policia nuk sqaron rrethanat e njohjes së Adjolës me Hekuranin, por ndërkohë që bën me dije se mes tyre ka pasur kontakte të hershme. Por, pak pasi ka telefonuar Hekuranin, Adjola ka njoftuar edhe Sebatian Malin dhe Viktor Billën, që sic përshkruhet edhe nga rrethanat e krimit kanë marrë të gjitha masat për të kryer atentatin.

Pak pas arrestimit, Adjola Lakra nga Berati, por me banim në Tiranë nuk e ka pranuar akuzën si bashkëpunëtore në vrasje, por pasi është përballur me provat filmike që janë marrë nga bizneset aty pranë, si dhe tabulatet telefonike dhe përmbajtja e mesazhit, ajo është tërhequr.

Pas mesditës Adjola Lakra pranoi krimin dhe tregoi se: “Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Më paguan për këtë…”/ Gabimi që bëri Adjola në ekzekutimin e biznesmenit Hekuran Billa “Më paguan për këtë…”/ Gabimi që bëri Adjola në ekzekutimin e biznesmenit Hekuran BillaRating: 5.0
To Top