Me rebalanc u siguruan mjetet për rroga dhe rritje të rrogave në administratën publike, paralajmëroi ministrja e financave

Janë siguruar mjete për pagesa dhe për rritje të pagave në administratën publike deri në fund të vitit, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e reja kolektive, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, raporton MIA. Siç theksoi në konferencën për shtyp, gjithçka që është në kuadër të ligjit në këtë moment është siguruar për […]

Me rebalanc u siguruan mjetet për rroga dhe rritje të rrogave në administratën publike, paralajmëroi ministrja e financave

Janë siguruar mjete për pagesa dhe për rritje të pagave në administratën publike deri në fund të vitit, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e reja kolektive, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, raporton MIA.

Siç theksoi në konferencën për shtyp, gjithçka që është në kuadër të ligjit në këtë moment është siguruar për administratën publike.

“Gjithçka që është nënshkruar kontrata kolektive, gjithçka është e paraparë. Është tjetër gjë se cilat janë pritshmëritë, por tani kemi siguruar fonde për çdo gjë që ka qenë në përputhje me ligjin dhe në të njëjtën kohë ka pasur edhe një mori detyrimesh të prapambetura. Marrëveshjet kolektive u zbatuan pjesërisht dhe tani ka padrejtësi mes institucioneve të ngjashme për sa i përket pagave. Por ne po bëjmë përpjekje që të bëjmë një sistem të drejtë për të gjithë, e jo të zgjidhim pjesërisht problemet”, tha Dimitrieska-Koçoska në një konferencë për media.

Duke e zgjeruar rebalancin e buxhetit që e ka miratuar Qeveria, ajo theksoi se janë projektuar mbi 4,1 miliardë denarë për pagesë të pagave, 5,1 miliardë denarë për pensione, 800 milionë denarë për shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, 1,7 miliardë denarë për mbrojtje shëndetësore, një miliardë për ZZHTI, 1,7 miliardë për subvencione në bujqësi, 437 milionë për shujta studentore dhe 207 milionë për bursa, si dhe gjashtë miliardë denarë për projekte në komunat

Me plotësimin e rebalancit, që do të dorëzohet për miratim në Kuvend, janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorëve publikë, ASHAM,…

“Janë parashikuar mjete për pagesën e pagave, si dhe për blerjen e pajisjeve. Ndër të tjera, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i janë shtuar 350 milionë denarë, 147 mijë denarë për blerjen e pajisjeve për Këshillin inspektues, 60.000.000 denarë për MPB për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë denarë, për realizimin e mëtutjeshëm të projektit për Digën e Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë dedikuar për kompensim për pronën e konfiskuar për projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerje të pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizim shtesë për blerjen e pajisjeve te Avokati i popullit”, informoi ministrja. 

Ndryshe, më 29 korrik u mbajt dita e parë, nga gjashtë të planifikuar rreth debatit për amendamentet e propozuara për rebalancin e Buxhetit të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Në këtë periudhë u shqyrtuan gjithsej 58 amendamenteve.

Më 25, 26 dhe 27 korrik, në Komisionin kuvendor për financa dhe buxhet u mbajt debati i përgjithshëm për rebalancin e buxhetit për vitin 2024. Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 17 korrik ka miratuar ndryshimet e propozuara në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, ndërsa sot (6 gusht) ka miratuar ndryshimet e pranuara tjera para se të dërgohet për votim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

LEXO: Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në lidhje me rebalancin, drejtorët e rinj dhe çështje tjera LEXO: U refuzua rritja e pagave në Komisionin e Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pushteti dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën LEXO: ANALIZË: Buxheti i ribalancuar, më pak para për shkollat, spitalet, gazifikimin, më shumë për hekurudhat, zhvillimin e TIK-ut, komunat 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :