BOTA

Meksika pas masakrës/ 33 000 të vrarë të paidentifikuar në 2018, trupa të kalbur në ‘morgje mbi rrota’

Të vdekurit e pa identifikuar të vrarë këtë vit nga kartelet e drogës në Meksikë numërohen më shumë se 30 000. Kjo është deklarata e Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, bërë një ditë pas masakrës në kufirin midis Meksikës dhe SHBA ku humbën jetën 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë.

Në vitin 2018, pati 33,341 vrasje, një rritje prej 33% krahasuar me numrin rekord prej 25,000 në vitin 2017.Ekziston gjithashtu një numër i pashpjeguar i mbetjeve skeletore që janë të grumbulluara vend e pa vend në të gjithë Meksikën.Shumë nga mbetjet skeletore gjenden të groposura në gropa klandestine që kartelet e drogës i përdorin për të varrosur viktimat e tyre, rivalë apo dhe njerëz të pafajshëm.

“Sipas CNDH (Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut), mbi 3,900 trupa janë gjetur në mbi 1.300 varre klandestine që nga viti 2007”

Në vitin 2018, banorët e qytetit perëndimor të Guadalajara u ankuan se nga një kamion me rimorkio frigoriferike vinte erë e keqe. Policia më pas zbuloi brenda kam..

Loading...

Të vdekurit e pa identifikuar të vrarë këtë vit nga kartelet e drogës në Meksikë numërohen më shumë se 30 000. Kjo është deklarata e Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, bërë një ditë pas masakrës në kufirin midis Meksikës dhe SHBA ku humbën jetën 9 persona, 6 prej të cilëve fëmijë.

Në vitin 2018, pati 33,341 vrasje, një rritje prej 33% krahasuar me numrin rekord prej 25,000 në vitin 2017.Ekziston gjithashtu një numër i pashpjeguar i mbetjeve skeletore që janë të grumbulluara vend e pa vend në të gjithë Meksikën.Shumë nga mbetjet skeletore gjenden të groposura në gropa klandestine që kartelet e drogës i përdorin për të varrosur viktimat e tyre, rivalë apo dhe njerëz të pafajshëm.

“Sipas CNDH (Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut), mbi 3,900 trupa janë gjetur në mbi 1.300 varre klandestine që nga viti 2007”

Në vitin 2018, banorët e qytetit perëndimor të Guadalajara u ankuan se nga një kamion me rimorkio frigoriferike vinte erë e keqe. Policia më pas zbuloi brenda kamionit trupat e pa identifikuar të 273 personave.Morgu i Guadalajara ishte aq i populluar sa trupat e vdekur u kalbën përpara se atyre t’ju bëhej autopsia.

Kamionët – të njohur si “morgje mbi rrota” – janë bërë një pamje gjithnjë e më e njohur në Meksimë. Por nuk janë vetëm kartelet e drogës që vrasin njerëz. Besohet se edhe forcat e sigurisë kanë kontribuar në numrin 37 000 të njerëzve të vdekur.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Meksika pas masakrës/ 33 000 të vrarë të paidentifikuar në 2018, trupa të kalbur në ‘morgje mbi rrota’ Meksika pas masakrës/ 33 000 të vrarë të paidentifikuar në 2018, trupa të kalbur në ‘morgje mbi rrota’Rating: 5.0
To Top