MAQEDONIA

Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, dhe kryetarin...

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michael Rokas, ministrin për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, Gjoko Velkovski, dhe kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përuruar çerdhen “Foleja” në Përshefcë.

Me hapjen e çerdhes, fëmijët dhe familjet e Komunës së Tearcës kanë tashmë një hapësirë të re për kujdes dhe edukim parashkollor.

Memishi e cilësoi përurimin si realizim të një premtimi të dhënë para qytetarëve, duke theksuar se projekti kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje.

“Jam veçanërisht i lumtur që sot realizoj edhe një premtim të dhënë para qytetarëve të mi. Një premtim që kërkoi punë, përkushtim dhe këmbëngulje, por që sot u bë realitet”, tha Memishi.

Sipas tij, “Foleja” është një investim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e Komunës së Tearcës.

Memishi falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e projektit, me theks të veçantë drejtoreshën e çerdhes, Isnisha Velii.

The post Daut Memishi përuron çerdhen “Foleja” në Përshefcë: Një premtim i kthyer në vepër appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026