TECH

Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW

Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW
Loading...

Kancelarja gjermane Angela Merkel hapi të enjten International Motor Show (IAA) në Frankfurt, ku paralajmëroi audiencën se nevoja në rritje për transport në të gjithë globin “ka çmimin e saj”.

Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, në fjalën e saj, Kancelarja e përshkroi përmbushjen e objektivave evropianë të emisioneve si një “detyrë të rëndë”, duke shtuar se “nga sot deri në 2030, ne [Gjermania] duhet të ulim emetimet tona të CO2 nga transporti me 40%”.

Më tej, Merkel vazhdoi të ofrojë mbështetje të qeverisë për industrinë gjermane të automobilave

Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW

Pasi mbajti fjalimin e saj, Angela Merkel bëri një turne rreth Qendrës së Ekspozitës në Frankfurt dhe vizitoi disa prej ekspozitave përfshirë ato të prodhimit gjerman Mercedes, Volkswagen, Audi dhe BMW.

Ajo madje pati një udhëtim në anijen pa shofer të kompanisë franceze EasyMile.

Ndërkohë një grup aktivistësh të Greenpeace, të cilët e kishin mundur të futeshin brenda Qendrës së Ekspozitës, u ngjitën në çatitë e makinave, duke mbajtur banderola që shfaqnin parulla anti-makina.

Siç ishte bërë e ditur, panairi i veturave në Frankfurt hapi portat e tij për publikun të enjten më 12 shtator, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë. Një nga ekspozitat më të mëdha në botë të automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.

Organizatorët kanë njoftuar rreth 60 premiera, kryesisht hibride dhe automjete elektrike, pasi industria e automobilave është e orientuar gjithnjë e më shumë drejt këtij lloji të makinës.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VWRating: 5.0
To Top