SHQIPERIA

Mesazhi i fortë/ Gjermania nuk negocion: Zgjidheni vetë krizën politike

“Reformat e ndërmarra nga Shqipëria në jetën politike dhe sociale duhet të shkojnë më thellë” është kjo deklarata e ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në celjen e konferencës “Tetori Gjerman” .
“Budestagu gjerman dha një ‘po’ për Shqipërinë, ai luan një rol të fuqishën dhe qeverisë federale i nevojitet ky vendim i bundestagut gjerman, kjo është një dëshmi se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian. Bundestagu ka formuluar disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazen e dytë” u shpreh Zingraf.
Ndër të tjera ambasadori gjerman në Tiranë, komentoi edhe krizën politike në vend, për të cilën tha se zgjidhja duhet të vijë nga vetë politika, ndërsa apeloi palët të ulën në tryezën e dialogut.
“Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga vetë politika. Nuk e shikoj Gjermaninë si një lloj ndërmjetësi. Kemi folur me përfaqësues të partive politike, kemi ofruar mbeshtetjen tonë teknike, edhe për reformën zgjedhore.” tha më..

Loading...

“Reformat e ndërmarra nga Shqipëria në jetën politike dhe sociale duhet të shkojnë më thellë” është kjo deklarata e ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në celjen e konferencës “Tetori Gjerman” .

“Budestagu gjerman dha një ‘po’ për Shqipërinë, ai luan një rol të fuqishën dhe qeverisë federale i nevojitet ky vendim i bundestagut gjerman, kjo është një dëshmi se Shqipëria do të pranohet në Bashkimin Europian. Bundestagu ka formuluar disa kushte që disa duhet të përmbushen në fazën e parë dhe të tjerat në fazen e dytë” u shpreh Zingraf.

Ndër të tjera ambasadori gjerman në Tiranë, komentoi edhe krizën politike në vend, për të cilën tha se zgjidhja duhet të vijë nga vetë politika, ndërsa apeloi palët të ulën në tryezën e dialogut.

“Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga vetë politika. Nuk e shikoj Gjermaninë si një lloj ndërmjetësi. Kemi folur me përfaqësues të partive politike, kemi ofruar mbeshtetjen tonë teknike, edhe për reformën zgjedhore.” tha më tej ambasadori Zingraf, duke e konsideruar tryezën për reformën zgjedhore të pak ditë më parë, si një sinjal pozitiv.

“Të gjitha partitë të ulen bashkë. Kemi folur me palët dhe kemi dhënë mbështetjen tektine dhe në kuadër të komisionit të reformës zgjedhore. Një ekspert gjerman ka bashkëpunuar duke vendosur në tavolinë një draft mbi të cilin mund të vazhdohet të punohet.”-vijoi më tej Zingraf.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Mesazhi i fortë/ Gjermania nuk negocion: Zgjidheni vetë krizën politike Mesazhi i fortë/ Gjermania nuk negocion: Zgjidheni vetë krizën politikeRating: 5.0
To Top