SHQIPERIA

Mesazhi i koduar i Metës për Ramën, Bashën dhe…Monikën!

Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh partive politike për nevojën e një dialogu të hapur dhe pa manipulime. Pavarësisht se Meta nuk i referohet tryezës politike ku partitë janë ulur për të formësuar një reformë zgjedhore, Presidenti Meta flet për nevojën e një dialogu ku të dëgjohet dhe zëri i qytetarëve dhe të respektohet liria e zgjedhjes dhe fjalës.
Deklarata e Metës në facebook:
Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.
Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!

Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Mesazhi i koduar i Metës për Ramën, Bashën dhe…Monikën! Mesazhi i koduar i Metës për Ramën, Bashën dhe…Monikën!Rating: 5.0
To Top