SHQIPERIA

Mesazhi i Ramës: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës për të zhbërë vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së

Kosova.Today ·

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, është ndalur edhe te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit.

“Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raporton Shqiptarja.

Deklarata e tij vjen pesë ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 16 shtator.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet. Trupi gjykues i shpalli katër ish-krerët fajtorë për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Rama e ka komentuar edhe më herët vendimin e Speciales, duke reaguar publikisht pas shpalljes së aktgjykimit.

Mbrojtja e katër të akuzuarve ka paralajmëruar apelimin e vendimit të shkallës së parë


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Plagosje me thikë në Fier: Autor i mitur në kërkim

24.11.2026

Shegët në Lumas kalbën në pemë: çfarë ka të bëjë me çmimet dhe mungesën e tregut?

24.11.2026

Gratë në Shqipëri kryejnë 5 orë punë të papaguar vs 50 min burrat, UN Women

25.11.2026

Nurellari: "Burrnia është punë grash" - Veprimet e Spiropalit, Veliajt dhe Koçekut në PS

26.11.2026