SHOWBIZ

Mësohet data e lansimit të këngës së re të Adelina Ismailit me DJ Gimbon

Kosova.Today ·

Një bashkëpunim i ri muzikor pritet të sjellë së bashku DJ Gimbon dhe një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Adelina Ismailin. Kënga mban titullin “Jarnane”, ndërsa dyshja tashmë kanë nisur punën edhe për videoklipin, i cili duket...

Një bashkëpunim i ri muzikor pritet të sjellë së bashku DJ Gimbon dhe një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Adelina Ismailin.

Kënga mban titullin “Jarnane”, ndërsa dyshja tashmë kanë nisur punën edhe për videoklipin, i cili duket se është drejt finalizimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, DJ nga Istogu dhe Adelina kanë bërë të ditur se kënga do të publikohet të enjten, më 27 gusht, në orën 18:00, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri.

 Foto: Instagram

Në pamjet e publikuara nga klipi, Ismaili shfaqet me një paraqitje atraktive dhe me stilin e saj karakteristik, duke i dhënë projektit një tjetër dimension vizual.

Bashkëpunimi mes dy artistëve pritet të sjellë një kombinim interesant mes dyshes së estradës.

 Foto: Instagram

Tashmë mbetet vetëm të presim 27 gushtin, kur “Jarnane” do të publikohet zyrtarisht, që besohet se do pritet mirë edhe nga publiku.

Ismaili viteve të fundit ka bërë një distancim nga muzika, duke lansuar projekte më rrallë. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Capital T është me fat qe e ka në krah, Adrola ‘trazon’ rrjetin me postimin e fundit

12.11.2026

Pas lajmeve për ndarjen nga Mateo, Brikena thyen heshtjen në Instagram, ka diçka për të thënë

15.11.2026

“I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica

15.11.2026

“Vëllai i Madh” merr vendimin e papritur, ndodh gjëja tronditëse në shtëpinë e Big Brotherit – banorët të shokuar

14.11.2026