Meta mesazh ngushëllimi nga burgu për vdekjen e ish-kryeministrit grek: Ishte reformator i madh
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis. Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Meta ka shkruar se Simitis është një personalitet i madh i politikës greke dhe reformator i përshpejtimit të integrimit Europian të Greqisë. Lexo Edhe: Duke ngushëlluar familjes e ish-kryeministrit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Meta ka shkruar se Simitis është një personalitet i madh i politikës greke dhe reformator i përshpejtimit të integrimit Europian të Greqisë.
Lexo Edhe:Duke ngushëlluar familjes e ish-kryeministrit grek, Meta shkruan se ka pasur kënaqësinë të bashkëpunojë me të në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Meta prej disa muajsh ndodhet në burg, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion.
Mesazhi i Metës:
Me trishtim mësova për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.
Kontributor për rrëzimin e juntës dhe luftëtar konseguent kundër diktaturave, Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë.
Kam patur kënaqësinë të bashkëpunonim dhe i mbetem mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke, bazuar mbi fqinjësinë e mirë dhe partneritet.
Ngushëllime familjes Simitis dhe popullit grek për këtë humbje të madhe!