SHQIPERIA

Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Kallëzoj penalisht Ardian Dvoranin

Në një konferencë të jashtëzakonshme të paralajmëruar më herët, Presidenti Meta ka deklaruar se do të kallëzojë penalisht Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
“Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë. Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet 281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi detyrës shtetëore apo titulli. Gjatë detyrës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz” deklaroi ai.
Kreu i Shtetit Ilir Ka s..

Loading...

Kreu i Shtetit Ilir Ka shpjeguar se përse sipas tij Ardian Dvorani ka shkelur ligjin me dërgimin e listave te Presidenti dhe Kuvendi. Sipas Metës, tijrezulton që KED të ketë marrë vendim, por ka qenë Dvorani ai që e ndërmarrë këtë vendim.

“KED krijimin e katër listave i ka bërë në mënyrë të njëkohshme brenda të njëjtës datës 21 shtator dhe numërtimi është i alternuar sipas radhës së shpalljes. KED i cili është organ kolegjial, jo personal, askush nuk merr dot vendime personale dhe që funksionon në bazë të ligjit, në mbledhje të datës 21 shtator nuk ka marrë vendim mbi kohën dhe mënyrën e dërgimit të listave për Presidentin apo Kuvendin. Kryetari i ka përcjellë vetë listat për plotësimin e dy vakancave për njëherë. KED nuk mori vendim për mënyrë e dërgimit të listave apo kohën, por ky veprim është kryer në mënyrë individuale dhe të qëllimshme nga kryetari i KED-së, ndërkohë që ka si detyrë vetëm për të nënshtruar aktet. I gjendur përballë kësaj situata për dy lista njëherazi, Presidenti iu drejtua kryetarit të KED për informacion nëse ia kishte përcjellë edhe Kuvendit listat për dy vendet vakante. Kryetari i KED-së informoi ka përcjellë dhe dorëzuar pranë Kuvendit listat përfundimtare. Pra katër vakancat Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në titullin personal në vend që të respektonte kronologjinë, Presidentit ia dërgon më parë dhe Kuvendit vetëm atë që Presidenti e pyet, po Kuvendit? Edhe ai thotë po ia cova. Kryetari i KED-së 6 ditë pasi ia dërgoi Presidentit ia coi Kuvendit për plotësimin e dy vakancave. Pse janë dërguar dy lista njëherazi të presidenti dhe pse u vonuan me një javë diferencë te Kuvendi. Pra secili mund të bëjë pyetjen, kur KED katër listat i ka renditur në një ditë dhe që e di mirë radhën, pse ja con Presidentit përpara dhe Kuvendit atë ditë që i shkroi Kuvendit. Në rastin më të keq, cdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgoi në të njëjtën ditë dhe të ishte afati 30 ditë për dy palët që të detyroheshin të merreshin vesh” tha ai.

Më herët Kuvendi ka miratuar edhe pr/rezolutën që e vlerëson si tejkalim kompetencash dekretimin që Presidenti bëri për anëtaren e Kushtetuese, Marsida Xhaferllarit, duke përjashtuar Arta Vorpsin. Kjo e fundit ishte renditur e para në listën e KED dhe e pretendon postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese me argumentin se kanë kaluar afatet që Presidenti të zgjidhte.

Në përditësim…

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Kallëzoj penalisht Ardian Dvoranin Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Kallëzoj penalisht Ardian DvoraninRating: 5.0
To Top