JETA

Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit

Kosova.Today ·

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave. Siç tha Rugova, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit,...

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit, bazuar në parashikimet e fundit të temperaturave.

Siç tha Rugova, temperaturat në Prishtinë mund të arrijnë deri në 36 gradë Celsius, ndërsa në zonën e Dukagjinit, veçanërisht në pjesët më të ulëta të Klinës, temperaturat mund të shkojnë deri në 39, e mund t’i afrohen edhe 40 gradë Celsius.

“Po, megjithatë sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit sipas parashikimeve deri tani”, tha Rugova në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se këto temperatura, ndonëse të larta, nuk janë të jashtëzakonshme për muajin gusht.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Evropë, moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe Zvicrën

16.11.2026

Rriten infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në Zvicër, mjekët regjistrojnë 48 për qind më shumë vizita

16.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026

Promovimi i librit “Për Kosovën Republikë” në Gjenevë, një mbrëmje kujtese dhe emocionesh në mesin e mërgatës 

16.11.2026