Metroja e Lozanës modernizohet për të përballuar rritjen e udhëtarëve

Metroja e Lozanës modernizohet për të përballuar rritjen e udhëtarëve

Metroja e Lozanës pritet të përfitojë nga një modernizim të rëndësishëm, në kuadër të përpjekjeve për të rritur kapacitetin e saj dhe për të përballuar rritjen e numrit të udhëtarëve në qytet.

Sipas planeve të miratuara, sistemi i metrosë do të zgjerohët dhe modernizohet përmes një serie projektesh infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e linjës së re M3 dhe përmirësimin e linjës ekzistuese M2.

Këto investime synojnë të lehtësojnë mbingarkesën në rrjet, një problem i shfaqur vitet e fundit për shkak të rritjes të konsiderueshme të përdorimit të transportit publik, sipas raportimeve të albinfo.ch.

Në qendër të këtij projekti është ndërtimi i një tuneli të ri me dy linja nën stacionin kryesor të trenit, i cili do të rrisë ndjeshëm kapacitetin dhe frekuencën e trenave.

Aktualisht, një pjesë e rrjetit është e kufizuar për shkak të segmenteve me një linjë të vetme, që ndikon në vonesa dhe mbipopullim gjatë orëve të pikut.

Linja e re M3 pritet të lidhë stacionin qendror të qytetit me zonat në veri, duke kaluar nëpër pika kyçe si Chauderon dhe Beaulieu.

Ky projekt është i integruar në strategjinë e qëndrueshme të transportit, me qëllim të reduktimit të trafikut dhe ndotjes së ambientit.

Autoritetet lokale parashikojnë se numri i përdoruesve të transportit publik në Lozanë do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme, duke e bërë këtë investim të domosdoshëm për infrastrukturën e qytetit.

The post Metroja e Lozanës drejt modernizimit të madh appeared first on Albinfo.

Burimi i lajmit:albinfo.ch
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.