MAQEDONIA

Mexhiti “godet”: Barazia nuk matet me fjalë, por me paratë dhe investimet që marrin shqiptarët!

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se barazia në Maqedoninë e Veriut duhet të shihet edhe përmes shpërndarjes së investimeve dhe resurseve shtetërore. Sipas Mexhitit, një shtet i barabartë nuk ndërtohet vetëm përmes përfaqësimit...

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se barazia në Maqedoninë e Veriut duhet të shihet edhe përmes shpërndarjes së investimeve dhe resurseve shtetërore.

Sipas Mexhitit, një shtet i barabartë nuk ndërtohet vetëm përmes përfaqësimit politik, por edhe përmes investimeve konkrete në komunat dhe vendbanimet shqiptare.

“Barazia matet edhe me shpërndarjen e drejtë të investimeve dhe resurseve”, theksoi Mexhiti, duke përmendur projektet infrastrukturore, shëndetësore dhe arsimore që, sipas tij, po realizohen në zonat shqiptare.

Ai tha se qëllimi është që çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike, të ketë qasje të barabartë në zhvillim, investime dhe mundësi.

“Kjo është Maqedonia e Veriut që po ndërtojmë – shtet multietnik, me barazi dhe zhvillim për të gjithë”, porositi Mexhiti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026