Mickoski flet më shumë për Osmanin, Kurti për bashkëpunimin, përmendet aksi që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën
Incidenti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesë thelbësore e diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Hristjan Mickoski. Shefi i Qeverisë së re në Shkup foli kryesisht për këtë në konferencën e përbashkët për media pasi e priti Kurtin. Mickoski tha se i hapën “të gjitha çështjet që janë të […]
Incidenti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte pjesë thelbësore e diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Hristjan Mickoski.
Shefi i Qeverisë së re në Shkup foli kryesisht për këtë në konferencën e përbashkët për media pasi e priti Kurtin.
Mickoski tha se i hapën “të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për marrëdhëniet e dy shteteve, dy qeverive dhe dy popujve të dy shteteve”.
“Kjo është diçka që ka rëndësi esenciale për ne si qeveri e re”, tha ai, duke shtuar se duan “marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë” mbi “parimin e rrugës me dy kahje”.
Mickoski tha se folën për bashkëpunimin ekonomik por edhe për “autostradën që do ta lidhë kalimin kufitar me kryeqytetin” dhe “aksin rrugor potencial që do ta lidhë Tetovën dhe Prizrenin”.
Kryeministri maqedonas i quajti këto “prioritete që janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.
Kurti, ndërkaq, në fjalën e tij foli më shumë për bashkëpunimin ndërshtetëror. Tha se “një mori temash e çështjesh të cilat i diskutuam e që padyshim se janë për të mirën e dyanshme e të përbashkët”.
“Maqedonia e Veriut tash e disa vite është vendi ku eskportojmë shumë mallra”, tha ai.
Kurti tha se Kosova ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë e Veriut edhe në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes.
“Mezi presim që të operacionalizohen pikat e përbashkëta kufitare, sidomos kjo në Hanin e Elezit e në Bllacë”, tha ai.
Kurti tha se Kosova “pret që të ndërtojë edhe më shumë ndërlidhje transporti rrugor e hekurudhor me Maqedoninë e Veriut në funksion të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave”.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk