MAQEDONIA

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Kosova.Today ·

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat pritet të realizohen brenda një deri në dy javët e ardhshme, transmeton 4news.mk. Bëhet fjalë për pozita të...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat pritet të realizohen brenda një deri në dy javët e ardhshme, transmeton 4news.mk.

Bëhet fjalë për pozita të zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa vendimet përfundimtare do të harmonizohen me partnerët e koalicionit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur mund të priten ndryshimet, Mickoski tha se tashmë e ka të qartë se ku do të ketë ndërhyrje.

“Përafërsisht e di çfarë, ku dhe si. Duhet ta konfirmojmë në nivel koalicioni dhe kjo do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi Mickoski.

Ndryshimet vijnë pas rindërtimit të Qeverisë në korrik, kur u bënë ndryshime në disa poste ministrore. Mickoski kishte paralajmëruar që atëherë se çështja e zëvendësministrave do të hapej gjatë vjeshtës.

Për momentin nuk bëhet e ditur cilët zëvendësministra dhe drejtorë do të shkarkohen, as emrat që po shqyrtohen si pasardhës të tyre.

The post Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari hap procesin ligjvënës ndaj publikut – Kodi i Ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale publikohen në ENER

13.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Buxheti 2027: 2 miliardë euro për pensione, 954 milionë për shëndetësi…

14.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026