Mickoski u tregua më i matur, partia e tij VMRO DPMNE s’e kursen Vjosa Osmanin: I ka shkelur procedurat edhe më herët
Partia politike në pushtet i Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, në një komunikatë në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e shtetit të Kosovës ka bërë shkelje edhe më herët. Aty thuhet se “Vjosa Osmani kishte shkelur edhe më parë […]
Partia politike në pushtet i Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, në një komunikatë në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e shtetit të Kosovës ka bërë shkelje edhe më herët.
Aty thuhet se “Vjosa Osmani kishte shkelur edhe më parë protokollet dhe procedurat”. Por siç thonë ata partitë e atëhershme në pushtet, LSDM dhe BDI, kishin heshtur.
Në këtë komunikatë përmendet edhe padia ndaj sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Tutje, VMRO-DPMNE ka cituar edhe pjesë të një procesverbali rreth ngjarjeve, ku sipas tyre Presidentja e Kosovës ka kryer shkelje.
“Pas arritjes në sektorin VIP, ndërmjet përgjegjësit për protokollin e delegacionit dhe shërbimit të sigurisë së aeroportit, ka pasur një keqkuptim pasi ai, duke u thirrur në imunitetin diplomatik të presidentes, nuk është pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner,” thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023, thekson partia maqedonase që udhëheq qeverinë atje.
“E njëjta situatë u përsërit edhe më 9 tetor. Pala kosovare pretendon se falë imunitetit diplomatik, bagazhi i presidentes nuk duhet të kontrollohet”
“Pasi arritën në sektorin VIP, personi përgjegjës për sigurinë e delegacionit dhe drejtori i protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër personal 5785) (nga delegacioni kosovar) u informua se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kalojë në kontrollin e skanerit. Arsyet për këtë bazohen në imunitetin diplomatik të presidentes. Kapiteni i fluturimit dhe përfaqësuesi i “Croatia Airlines”, duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar të sigurisë, theksoi se derisa të kontrollohen bagazhi, ata nuk do të pranohen në fluturim,” thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023. Atëherë Ministria e Brendshme ka heshtur, ndërsa LSDM dhe BDI kanë shërbyer për shkeljen e ligjeve. LSDM me deklaratat e tyre po qëllojnë veten në tëmth”, thuhet në komunikatë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj jave ka vizituar Shkupin.
Atje është diskutuar edhe çështja e këtij incidenti. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që është kryetar i VMRO -DPMNE kishte shprehur keqardhje, por ka thënë se rregullat janë të tilla.
Ndërkaq, Kurti kishte thënë se po presin një raport zyrtar rreth incidentit. /Gazeta Express
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk