Migros ul çmimet e 1000 produkteve
Duke filluar nga kjo javë, mbi 60 lloje të frutave dhe perimeve po bëhen më të lira në të gjitha degët e zinxhirit më të madh të supermarketeve në Zvicër, njoftoi kompania, përcjell albinfo.ch. Çmimet për 940 produkte të tjera do të ulen gradualisht gjatë muajve të ardhshëm. Dhe, sipas CEO të Migros, Mario Irminger, […] The post Migros ul çmimet e 1000 produkteve appeared first on Albinfo.
Duke filluar nga kjo javë, mbi 60 lloje të frutave dhe perimeve po bëhen më të lira në të gjitha degët e zinxhirit më të madh të supermarketeve në Zvicër, njoftoi kompania, përcjell albinfo.ch.
Çmimet për 940 produkte të tjera do të ulen gradualisht gjatë muajve të ardhshëm.
Dhe, sipas CEO të Migros, Mario Irminger, ky është një veprim vetëmohues nga ana e kompanisë.
“Ne po e pranojmë me vetëdije faktin se fitimi ynë do të bjerë. Si kooperativë, Migros nuk kërkon të maksimizojë fitimet e saj”, tha ai.
Irminger shtoi gjithashtu se ulja e çmimit të produkteve dhe mallrave të tjera bujqësore “nuk është në asnjë mënyrë në dëm të komunitetit bujqësor dhe prodhuesve”.
The post Migros ul çmimet e 1000 produkteve appeared first on Albinfo.