SHQIPERIA

Mijëra protestojnë para Kryeministrisë kundër resortit në Zvërnec

Kosova.Today ·

Mijëra qytetarë marshuan kundër projektit turistik në Zvërnec Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të...

Mijëra qytetarë marshuan kundër projektit turistik në Zvërnec

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta dhe flamuj, ndërsa brohorisnin thirrje kundër qeverisë dhe projektit që kundërshtojnë.

“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga sloganet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi bulevardin, ndërsa këndoi himnin kombëtar para Kryeministrisë.

Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit, me kërkesën për anulimin e projektit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të Zvërnecit.

Me pak fjalë

Mijëra qytetarë marshuan kundër ndërtimit të një resorti turistik në Zvërnec, duke kërkuar anulimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës së mbrojtur. Protesta u mbajt para Kryeministrisë me thirrje si “Ju erdhi fundi!” dhe “Zvërneci nuk preket!”.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë

15.11.2026

Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

14.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

14.11.2026