SHQIPERIA

Milanit nuk i mjafton loja, Dybala ul Ronaldon në stol dhe i jep fitoren Juves

Juventusi di të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldon. E bën ndaj Milanit, në “Allianz Stadium”, me rezultatin minimal 1-0, falë golit të njeriut që zëvendësoi CR7, Paulo Dybalas.
Sarri hoqi dorë nga “ylli” portugez në minutën e 55-të, duke aktivizuar sulmuesin argjentinas, që edhe pse gjithmonë e ka shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga problemet, vijon të mos jetë zgjedhje e parë e sulmit, ku Higuain e ka fituar me prepotencë vendin e titullarit, ndërsa për zgjedhje teknike, pas dy sulmuesve preferohet Bernardeschi.
Gjatë pjesës së parë Milani u shfaq më i rrezikshëm, duke iu afruar golit dy herë me Pitaket dhe me Benacer, ndërsa tentativa e Higuainit, e para e rrezikshme në këtë sfidë, ishte shumë pak për ambiciet e bardhezinjve.
Milani vijoi të ushtronte presion edhe në pjesën e dytë, por vendimi i Sarrit për të zëvendësuar Ronaldon me Dybalan në minutën e 55-të bëri diferencën. Argjentinasi, në minutën e 77-të dribloi me një lëvizje fantastike kapitenit e kuqezinjve Romagnoli dhe në një p..

Loading...


Juventusi di të fitojë edhe pa Cristiano Ronaldon. E bën ndaj Milanit, në “Allianz Stadium”, me rezultatin minimal 1-0, falë golit të njeriut që zëvendësoi CR7, Paulo Dybalas.

Sarri hoqi dorë nga “ylli” portugez në minutën e 55-të, duke aktivizuar sulmuesin argjentinas, që edhe pse gjithmonë e ka shpëtuar “Zonjën e Vjetër” nga problemet, vijon të mos jetë zgjedhje e parë e sulmit, ku Higuain e ka fituar me prepotencë vendin e titullarit, ndërsa për zgjedhje teknike, pas dy sulmuesve preferohet Bernardeschi.

Gjatë pjesës së parë Milani u shfaq më i rrezikshëm, duke iu afruar golit dy herë me Pitaket dhe me Benacer, ndërsa tentativa e Higuainit, e para e rrezikshme në këtë sfidë, ishte shumë pak për ambiciet e bardhezinjve.

Milani vijoi të ushtronte presion edhe në pjesën e dytë, por vendimi i Sarrit për të zëvendësuar Ronaldon me Dybalan në minutën e 55-të bëri diferencën. Argjentinasi, në minutën e 77-të dribloi me një lëvizje fantastike kapitenit e kuqezinjve Romagnoli dhe në një pozicion të volitshëm bë hyrje të zonës e dërgoi topin në cepin e portës, aty ku Donnarumma nuk mund ta arrinte, 1-0.

Kaq iu desh Juventusit, që si një ekip ekspert e menaxhoi me qetësi dhe qartës lojën, madje në minutën e fundit shtesë për pak dyfishoi shifrat me Dybalan, goditja e të cilit u devijua me vështirësi në këndore nga Donnarumma.

“Zonja e Vjetër” rimerr vendin e parë në Serinë A, me një pikë më shumë se Interi.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Milanit nuk i mjafton loja, Dybala ul Ronaldon në stol dhe i jep fitoren Juves Milanit nuk i mjafton loja, Dybala ul Ronaldon në stol dhe i jep fitoren JuvesRating: 5.0
To Top