Ministri Tajani: Irani të kontribuojë në shmangien e përshkallëzimit Izrael-Hamas
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i kërkoi Iranit të “ushtrojë moderim” në Lindjen e Mesme, duke kërkuar garanci sigurie në Detin e Kuq. “Italia – e cila mban presidencën e radhës të G7 – fton Iranin të kontribuojë në një fazë të shmangies së përshkallëzimit në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Lindjen e [...]Read More...
Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i kërkoi Iranit të “ushtrojë moderim” në Lindjen e Mesme, duke kërkuar garanci sigurie në Detin e Kuq.
“Italia – e cila mban presidencën e radhës të G7 – fton Iranin të kontribuojë në një fazë të shmangies së përshkallëzimit në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Lindjen e Mesme”, tha sot ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
Tajani i kërkoi sekretarit të përgjithshëm të “Farnesina-s”- Ministria e Jashtme Italiane – Riccardo Guariglia të ndërmarrë hapin e parë zyrtar, duke i përcjellë mesazhin ambasadorit iranian në Romë, Mohammad Reza Sabouri.
Guariglia, gjatë bisedës së zhvilluar pasditen e sotme, përcolli ftesën e Romës për ambasadorin Mohammad Reza Sabouri për të ndihmuar në thyerjen e ciklit të operacioneve ushtarake – që mund të provokojë një përplasje ushtarake më të përgjithshme – në të gjithë rajonin.
Thirrja erdhi mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit, pas një sulmi me raketa në Konsullatën iraniane në kryeqytetin sirian, Damask, në fillim të këtij muaji, i cili vrau disa gjeneralë të lartë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërcënoi të mërkurën se ushtria e vendit të tij do të godiste Iranin drejtpërdrejt – nëse Teherani niste një sulm kundër Izraelit.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk