Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit diplomatik në aeroportin e Shkupit ku Presidentes së Kosovës u tentua t’i merrej telefoni. “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të […] The post Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin appeared first on Albinfo.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas incidentit diplomatik në aeroportin e Shkupit ku Presidentes së Kosovës u tentua t’i merrej telefoni.

“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, shprehim keqardhjen tonë për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky institucion ka kërkuar infoemacione lidhur me ngjarjen dhe se do të merren masa për shmangien e incidenteve të tilla.

“Vërejmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, njoftojet nha ky institucion maqedonas.

The post Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin appeared first on Albinfo.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :