Ministrja Gërvalla falënderon bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë ka qenë nikoqir i takimit me mërgatën, i cili është mbajtur në oborrin e Galerisë së Arteve në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”. Gjatë fjalës së tij, Bulliqi falënderoi bashkatdhetarët për investimet që po i bëjnë në vazhdimësi në Kosovë. Ai poashtu i ka informuar ata […]
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë ka qenë nikoqir i takimit me mërgatën, i cili është mbajtur në oborrin e Galerisë së Arteve në kuadër të Manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Gjatë fjalës së tij, Bulliqi falënderoi bashkatdhetarët për investimet që po i bëjnë në vazhdimësi në Kosovë. Ai poashtu i ka informuar ata për mundësinë që Podujeva është duke ofruar për investitorët, duke përmendur Zonën ekonomike, si një mundësi e jashtëzakonshme për ata që duan të investojnë në Podujevë.
Sipas njoftimi në Facebook, në takimin me mërgatën kanë marrë pjesë edhe ministra, deputetë e zyrtarë tjerë nga niveli qendror e lokal.
Një fjalë rasti e mbajti edhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, njëherësh edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi bashkatdhetarët që asnjëherë nuk e harruan atdheun e tyre.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk