SHQIPERIA

Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25 vjeçar rrezikon paralizimin (DETAJE)

Një 25-vjeçare rrezikon të paralizohet pas një operacioni që ka shkuar gabim në një spital privat. Drejtuesit e spitalit “Vila Maria” kanë pranuar gabimin e bërë, duke e rekomanduar qytetaren që “ta rrënojë spitalin”.
Emisioni “Fiks Fare” investigoi për disa javë me radhë këtë skandal, ku e reja u prit dhe përcoll dhe në fund nuk mori asnjë zgjidhje. Të gjithë e pranonin fajin e bërë në operacionin e gjurit, por askush nuk mban përgjegjësi, duke e kaluar “topin” sa njëri mjek në tjetrin.
Në “Fiks Fare” u ankua Enxhi Telo, e cila tha se në vitin 2015 ka pësuar një aksident dhe ka bërë një operacion te spitali “Vila Maria”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë. “Kam pasur një devijim 20 gradë të këmbës, një frakturë të kockës ligamente të meniskut të këputura dhe ligamente të këputura. Rezonanca e parë është bërë te Spitali ‘Nënë Tereza’.
Me këtë rezonancë shkova te spitali ‘Vila Maria’ dhe më kanë rekomanduar që të bëj një hartroskopi të meniskut të gjurit dhe kjo i zgjidh t..

Loading...

Një 25-vjeçare rrezikon të paralizohet pas një operacioni që ka shkuar gabim në një spital privat. Drejtuesit e spitalit “Vila Maria” kanë pranuar gabimin e bërë, duke e rekomanduar qytetaren që “ta rrënojë spitalin”.

Emisioni “Fiks Fare” investigoi për disa javë me radhë këtë skandal, ku e reja u prit dhe përcoll dhe në fund nuk mori asnjë zgjidhje. Të gjithë e pranonin fajin e bërë në operacionin e gjurit, por askush nuk mban përgjegjësi, duke e kaluar “topin” sa njëri mjek në tjetrin.

Në “Fiks Fare” u ankua Enxhi Telo, e cila tha se në vitin 2015 ka pësuar një aksident dhe ka bërë një operacion te spitali “Vila Maria”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, në Tiranë. “Kam pasur një devijim 20 gradë të këmbës, një frakturë të kockës ligamente të meniskut të këputura dhe ligamente të këputura. Rezonanca e parë është bërë te Spitali ‘Nënë Tereza’.

Me këtë rezonancë shkova te spitali ‘Vila Maria’ dhe më kanë rekomanduar që të bëj një hartroskopi të meniskut të gjurit dhe kjo i zgjidh të gjitha problemet e mia se çfarë unë kam. Sepse nga ata mu tha se ti ke vetëm këputje të meniskut asnjë gjë tjetër nga këto problemet e tjera. Dhe, me këtë operacion, do të zgjidhej problemi” tha vajza. Ajo tha se operacioni u bë më 21 nëntor të vitit 2015 dhe gjatë operacionit, nuk i funksionoi anestezia spinale dhe e bëri me anestezi të plotë.

Në kartelë, vetëm analizat e gjakut

“Mbaroi operacioni dhe vazhdojnë vizitat e mia në atë spital. Vizita e fundit në 2016, më thuhej që gjendja jote është normale, s’ke asnjë problem. I fundit ka qenë një kokërr që do më ndihmonte të lehtësoja dhimbjet e mia. Unë vazhdoja gjithë kohës me dhimbje. Para operacionit kisha dhimbje, edhe pas operacionit kam dhimbje, vazhdojnë edhe sot. Vazhdon njësoj gjendja para dhe pas operacionit” thotë ajo. Pas këtyre dhimbjeve, vajza iu drejtua doktorëve të tjerë dhe kuptoi që gjendja nuk ishte vetëm menisku, por edhe te ligamentet dhe të zhytjes së kockës.

Ajo tha se për operacionin ka paguar 1500 euro. “Kam shkuar disa herë në këtë spital dhe s’më japin asnjë dokument. Dhe një epikrizë që ma kanë dhënë është data gabim. Kam shkuar te spitali dhe më kanë thënë që ne s’kemi dosje të operacionit tënd. Në dosjen time ishin vetëm analizat e gjakut dhe kishin vetëm një grafi” thotë ajo.

Në fillim të muajit dhjetor 2019, vajza shkoi në spitalin “Vila Maria” dhe punonjëset pranojnë që në atë spital nuk ka asnjë gjë, përveç disa analizave. Nuk ka disk dhe foto. “Disa foto i kemi bërë miqësisht” i thonë ato, duke “ngritur supet”. Në mes të muajit dhjetor, vajza shkon sërish në këtë spital, ku takon një punonjëse e cila i thotë se nuk po lidhet dot me doktorin shqiptar që ka qenë në operacion. Punonjësja i thotë se doktori duhet t’i japë të gjithë kartelën, pasi momentalisht nuk ka asnjë gjë në këtë spital.

“S’kemi asnjë gjë. As edhe një disk” i thotë ajo, ndërsa i thotë se vetëm doktori mund t’i plotësojë ndonjë kartelë ligjore. Punonjësja i thotë se ka folur me të gjithë drejtuesit, por ngaqë janë ndryshuar dhe nuk kanë lidhje më me doktorin.

Drejtori: Spitali gaboi, rrënoje!

Në fund të vitit të kaluar, qytetarja shkoi sërish në spitalin “Vila Maria” ku takoi drejtorin. Ky i fundit i thotë se nuk mund të nxjerrë kartelë nga spitali, por mund t’i japë vetëm një epikrizë. “Unë e kam ditur që epikriza të është dhënë” i thotë drejtori, ndërsa i thotë se “s’mund të mbajë barrën e mëparshme”. Ai pohon se ka tentuar të lidhet me doktorin shqiptar, por nuk i hap telefonin, pasi ka ikur nga ky spital.

“Vetëm ti iki në shtëpi. S’kam çfarë t’i bëj, vetëm ta denoncoj. Ndiqe spitalin, shkatërroje” i thotë drejtori, i cili i drejtohet një punonjëse se çfarë ka në kartelë. Ajo i përgjigjet se “ka vetëm epikrizën që ka edhe Enxhi”. Drejtori kontakton në telefon me një punonjës italian dhe i kërkon një kontakt me doktorin italian Sandro Granzhe.

“Do mundohem të lidhem me doktorin” i thotë ai, ndërsa i përsërit disa herë që “unë nuk mund të mbajë përsipër fajet që nuk janë të miat. Që ti je viktima në këtë rast unë e kuptoj shumë mirë. Merr epikrizën dhe meqë meqë epikriza nuk është e saktë, vazhdo rrugët ligjore. Mua më duket se ai doktori shmanget. Ta përsëris, ti je viktima, e kuptoj shumë mirë”.

Pas takimit zyrtar, drejtori i thotë infermieres që të dalë jashtë dhe e pyet se ku do të shkojë për kurim. Qytetarja ia shpjegon edhe njëherë problemin. Më pas i thotë se është pronar i klinikës te Zogu I dhe i sugjeron që të bëjë edhe një vizitë atje…

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – E di sa turp më vjen. Sot do të kthehet nga Gramshi, nga e hëna kthehem. Të lutem kalo sot ta mbyllim se do vijë Enxhi. Jam në Gramsh thotë (doktori), nga e hëna kthehem.

Vajza – Ça do bëjë ai, se ti s’ke asgjë. Si do të shkruajë?

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Do kujtohet moj ça ka bërë, ça operacioni ka bërë. Të shkruajë kartelën.

Vajza – Do mbajë përgjegjësi pastaj?

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Patjetër. Do kujtojë, do ketë ndonjë dokument në sallë.

Vajza – E pamsë s’kishte në kartelë, tani se …

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Jo, jo video, CD.

Vajza – Si do e shkruajë?

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Pa u mbyllur viti ti do të marrësh dokumentet, ose do marrësh një përgjigje. Merru me Ervinin më kanë thënë (drejtuesit e spitalit), nëse ai nuk bën dot gjë, do flasim me …

Vajza – A janë për momentin që të flisja dhe unë?

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Janë të huaj, nuk janë ata që duhet të flasësh ti. Në 27 është këtu.

Vajza – Domethënë të vij prapë?

Punonjësja e Spitalit Vila Maria – Do më shkruash njëherë në 26 të lutem. A do vish në 27 në orën 10.30. Vjen i takon komplet drejtpërdrejtë, unë i thashë do flas vetë me Enxhin do mundohem ta zgjidh. Në datë 27 (dhjetor 2019) i ke këtu, i ke të gjithë këtu dhe italianët i ke këtu.

Vajza shkon në datën 27 dhjetor 2019

Takon drejtorin e spitalit “Vila Maria”

Vajza – Më duhet kartela.

Drejtori – Po kartela nuk nxirret nga spitali. Kartelën nga spitali unë mund ta nxjerr vetëm me urdhër gjykate. Nuk mund të jap, unë jap epikrizë, ça ti ke pasur.

Vajza – Po pra, po kur epikriza është gabim që nga data në fillim dhe nuk është e shkruajtur asnjë gjë sqaruese dhumë pak informacion, atëherë?

Drejtori – Unë do mundohem të jap epikrizën e plotë.

Vajza – Kur e mar?

Drejtori – Para Vitit të Ri.

Vajza – Për çfarë kam ardhur unë jam sorollatur te ty gjithë këto kohë?

Drejtori – Te unë s’je sorollatur.

Vajza – Më fal, te spitali. Jeni përfaqësues i spitalit?

Drejtori – Unë jam përfaqësues i spitalit.

Vajza – Atëhere?

Drejtori – Tani, të lutem. Se unë mund të thoja vetëm kaq që kartela nuk jepet dhe ti hidhu përpjetë.

Punonjësja e spitalit – Në këtë rast doktor Ervini duhet të vijë, e thirra. E mora në telefon mos të arrinim deri te gjykata…

Vajza – Se më duhet që të vazhdoj mjekimet e mia.

Drejtori – Unë e kam ditur që ty epikriza tu dha. Të japim epikrizë në dalje, ça është e mundur ligjërisht, më vjen shumë keq për sorollatjet e tua. Nuk mund ta gjej një doktor që ka 3 vjet që s’punon këtu, 2 vjet, se unë 1 muaj e gjysmë kam këtu, dhe ta zgjidh nesër. Trashëgojmë një situatë që nuk është e imja. Unë mund të jap epikrizën ekzistuese, nuk mund të jap dot gjë të re.

Infermierja – Enxhi ti atë e ke, nuk është se kemi asnjë gjë tjetër.

Vajza – Si do shkruajë doktor Ervini kur nuk ka një rezonancë, kur nuk ka filmimet e operacionit.

Infermierja – Normalisht duhet ti mbajë mend!

Drejtori – Vazhdo procedurën me doktorin.

Vajza – Kam ardhur te spitali, spitali ka pasur këtë doktor, si mund të vazhdoj me doktorin?

Drejtori – Do mundohem ta zgjidh unë këtë. Unë përfaqësoj spitalin po nuk mund të mbaj barrën e dikujt tjetër. Ok? Përfaqësoj spitalin po nuk mund të mbaj barrën e të shkuarës. Ti ke shumë të drejtë, po ça ti bëj unë doktorit, ti iki në shtëpi? Të kam sorollat unë?

Vajza – Spitali!

Drejtori – Ndiqe spitalin, shkatërroje. S’kam punë fare!

Vajza – Nuk kam ndërmend të ndjek njeri, kam ndërmend të ndjek shëndetin tim.

Drejtori – Tani ti e kupton këtë, ça ti them unë doktorit, do të denoncoj? Zgjidhe si të duash.

Vajza – Si nuk është problemi jot, a je përfaqësues spitali?

Drejtori – Po.

Vajza – A ka ardhur nga ky spital problemi?

Drejtori – Po.

Vajza – Si po?!

Drejtori – Ndiqe me gjyq. Jepi epikrizën Ola.

Punonjësja e spitalit – Tani a e kupton që as unë s’kam ça të bëj më.

Drejtori – Një sekondë! Te kartela ça ka?

Vajza – Analizat e gjakut…

Infermierja – Thjesht ka epikrizën që ka edhe Enxhi.

Vajza – Si do shkruajë ky doktori …

Infermierja – Doktor Ervini të tha që të lidheshe me doktor Granzhenë (i huaj)

Drejtori – Është në Shqipëri?

Infermierja – Granzhe është në Itali, është i grupit.

Drejtori – Është i grupit?

Infermierja – Po!.

Drejtori – (Telefonon një shtetas të huaj). Kam nevojë që të flas ose të kem një kontakt me doktor Granzhe, ortopedin. Më duhen informacione më të detajuara nga doktori ose nga doktori shqiptar i cili për fat të keq nuk më përgjigjet. Do lidhem me doktorin.

Vajza – Të paguash 1500 euro, të vazhdosh me probleme.

Drejtori – Ke shumë të drejtë, se si vazhdon ti nga ana legale, apo nga ana profesionale, apo nga ana humane, është problem për ty dhe për spitalin. Unë jam përfaqësues i spitalit, është i vërtetë, po unë s’mund të mbaj mbi shpatulla faje që nuk janë të miat. Që ti je viktima në këtë rast, unë e kuptoj shumë mirë. Meqë epikriza nuk është e ashtu, spitali është fajtor. Meqë epikriza nuk është e saktë, vazhdo rrugët ligjore. Mua më duket sikur ai (doktori shqiptar) shmanget.

Po në qoftë se ne shkojmë mur kundër murit. Domethënë, ti thua dua këtë, unë them s’ta jap, ti do këtë unë s’ta jap, ai që humb në radhë të parë është spitali, po humb dhe ti se ke shëndetin tënd. Që ti je viktima unë e përsëris, e kuptoj shumë mirë.

Drejtori – Dil pak nga dera dy sekonda (I drejtohet infermieres që të dali nga zyra).

Vajza – … kam bërë një aksident, këto vizita vazhdojnë nga 2015 deri në 2016.

Drejtori – Ke bërë ndonjë vizitë te Klinika Zogu I? Enxhi unë jam pronar te klinika Zogu I.

Vajza – Aa ok.

Drejtori – Kështu që unë i njoh. Unë do mundohem që të organizoj një vizitë që ta shohim rastin tënd./Top Channel

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25 vjeçar rrezikon paralizimin (DETAJE) Mjekimi i gabuar në spitalin privat, 25 vjeçar rrezikon paralizimin (DETAJE)Rating: 5.0
To Top